Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)

Forum
It is currently Sun Dec 24, 2017 7:20 am

All times are UTC [ DST ]




Post new topic Reply to topic  [ 1 post ] 
Author Message
PostPosted: Tue Jun 10, 2014 5:32 am 
Offline
Site Admin

Joined: Tue Jun 10, 2014 5:21 am
Posts: 1
1)

PYETJE: Sa është kohëzgjatja maksimale e projekt-propozimeve mbi 4 (katër) muaj?
PËRGJIGJE: Deri në 1 (një) vit.


2)

PYETJE: Në pikën 7, të dokumenteve që duhet të shoqërojnë projekt-propozimet thuhet:
"CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike."
Në çfarë rasti kërkohet kjo Licensë?
PËRGJIGJE: Kjo licensë kërkohet në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë një ekspertizë të caktuar. Liçensimi bëhet nga institucioni përkatës.


3)

PYETJE: Cilët janë institucionet që realizojnë liçensimin e organizatave të shoqërise civile sipas profilizimit?
PËRGJIGJE: Institucionet që realizojnë liçensimin jane:
  • Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 564 Dt. 12.08.2005 (I ndryshuar);
  • Qendra Kombëtare e Liçensimit në funksion të ligjit Nr. 10081 Dt. 23.02.2009 (I ndryshuar) dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 538 Dt. 26.05.2009 (I ndryshuar);
  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në funksion të Ligjit Nr. 9355 Dt. 10.03.2005 (I ndryshuar).


4)

PYETJE: A duhet që në Buxhet të përfshihet vetëm pjesa e shpenzimeve të parashikuara të cilat pritet të mbulohen nga Granti i AMSHC-së apo edhe ato të cilat OJF planifikon t’i mbulojë vete?
PËRGJIGJE: Në Buxhetin që dorëzohet mund të përfshihen edhe kontributet "in kind" të vetë OJF-së ose edhe pjesa e bashkëpunimit me partnerë, por pjesa që do të mbulohet nga Granti i AMSHC-së është ajo që do të jetë edhe subjekt monitorimi dhe vlerësimi nga ana e AMSHC-se!


5)

PYETJE: A duhet të llogaritet edhe TVSH në listimin e shpenzimeve të cilat parashikohet të mbulohen nga Granti i AMSHC-së?
PËRGJIGJE: Në shpenzimet e planifikuara do të përfshihet në total çdo detyrim ndaj shtetit, si Tatim në Burim, Të ardhura nga punësimi apo TVSH sipas Legjislacionit shqiptar në fuqi. AMSHC-ja nuk është institucioni që bën rimbursimin e TVSH për Organizatat/Shoqatat apo Qendrat.


6)

PYETJE: Çfarë nënkupton "Kosto të paparashikuara 5%"?
PËRGJIGJE: Kosto të paparashikuara është një zë në Buxhet i cili i lihet opsionale Subjektit për t’u plotësuar dhe kjo kosto e paparashikuar në Buxhet është e tillë që merr në konsideratë lëvizje të cmimeve, inflacionin etj, në vlerën e 5% e të Totalit të kontraktuar me AMSHC-në.


7)

PYETJE: Në plotësimin e zërave në Tabelën e Buxhetit, çfarë nënkuptohet me "Kosto për Njësi" dhe "Vlera për zë"?
PËRGJIGJE: Vlera për zë do të jetë e barabartë me Kosto për Njësi shumëzuar me sasinë për zë.


8)

PYETJE: Partnerët në projekt, duhet të kontribuojnë vetëm kontribut monetar?
PËRGJIGJE: Jo domosdoshmërisht. Marrëveshjet e Partneritetit mund të jenë të formave të ndryshme në varësi të Projekt-Propozimit.


9)

PYETJE: Projekte të zbatuara nga Aplikanti (listo të gjitha projektet në 3 vitet e fundit).
Si duhet të paraqiten në Formularin e Aplikimit nëse projektet me donatorë të tjerë janë disa?
PËRGJIGJE: Për secilin Projekt do të jepen detajet sipas rubrikave të Formularit të Aplikimit (shih pika 4.1 e Formularit).


10)

PYETJE: Punonjësit e përhershëm të organizatës (pika 2 e Formularit).
Si duhet të paraqiten në formuar nëse stafi i përhershëm është i gjerë?
PËRGJIGJE: E mira është që të paraqiten emrat e tyre si dhe funksionet që kryejnë në organizatë.
Nëse organizata punon me shumë punonjës atëherë mund të përcaktohet funksioni dhe numri i punonjësve që punojnë për funksionet e përcaktuara.


11)

PYETJE: A duhen paraqitur dhe vullnetarët me specifikim emëror, nëse krahas punonjësve të përhershëm organizata ka dhe vullnetarë?
PËRGJIGJE: Për sa i përket vullnetarëve mund vetëm të jepet vetëm numri i tyre.


12)

PYETJE: Në cilin institucion mund të merret një Vërtetim i Taksave dhe Tatimeve?
PËRGJIGJE: Ky vërtetim lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Taksave dhe Tatimeve, ku duhet të përmënden se subjekti nuk ka detyrime lidhur me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.


13)

PYETJE: A mund të hartoj projekt-propozimin për financim me grant në gjuhë të huaj?
PËRGJIGJE: JO, për arsye se projekt-propozimet pranohen vetëm në gjuhën shqipe.


14)

PYETJE: A mund të aplikojë një institucion publik tjetër, vendor apo qëndror, për mbështetje me grante?
PËRGJIGJE: Jo, institucionet publike të nivelit lokal apo qëndror, nuk mund të jenë aplikantë për mbështetje me grante nga AMSHC. Por OJF-të apo individët pjesmarrës mund t’i përfshijnë ato si organizma partnere të cilat kontribuojnë me burimet e tyre ose janë përfituese në projekt.


15)

PYETJE: Cilat lloj aktivitetesh nuk financohen apo përjashtohen nga pjesmarrja në Thirrjen për konkurrim?
PËRGJIGJE:
  • Agjencia nuk mbështet projekte, të cilat financohen nga linja të tjera të buxhetit të Shtetit dhe që krijojnë mbivendosje.
  • Organizatat të cilat kanë projekt në proces të mbështetur nga Agjencia, nuk kanë të drejtë të aplikojnë përpara përfundimit dhe paraqitjes së raportit final të këtij projekti.
  • Përjashtohen nga mbështetja për financim me grante projektpropozimet që synojnë:
    • Përfitime për subjektin përfitues që dalin jashtë objektit të projektit të financuar nga AMSHC;
    • Mbështetje të partive politike;
    • Donacione për çështje bamirësie;
    • Aktivitete fetare;
    • Mjekim/trajtim shëndetësor apo operacione jashtë vendit.


16)

PYETJE: A mund të aplikoj si OJF me më shumë se një projekt-propozim në Thirrje?
PËRGJIGJE: Po, ju mund të aplikoni me më shumë se një projektpropozim në një Thirrje të caktuar, por mbani parasysh se AMSHC nuk financon më shumë se një herë të njejtën OJF në një procedure konkurrimi. Kjo do të thotë se në rast kualifikimi, ju mund të shpalleni fitues vetëm për njërin nga projektpropozimet me te cilat keni marrë pjesë në një Thirrje.


17)

PYETJE: Përfaqësoj një OJF të themeluar si shoqatë me anëtarësi që ka si bazë aktivitetet vullnetare. A mund të aplikoj për grante në AMSHC?
PËRGJIGJE: Jeni të mirëpritur si të gjithë OJF-të e tjera që të aplikoni përkundrejt kritereve dhe kushteve të shpallura në Thirrje si dhe duke marrë në konsideratë specifikën e statusit të përgjegjësisë tatimore që kanë shoqatat me anëtarësi.


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 1 post ] 

All times are UTC [ DST ]


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB® Forum Software © phpBB Group