Kerko ne databaze
Ky dokument do të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë për t'u miratuar si një Rezolutë.

Thirrje Nr. 3 për Koncept Ide
(3 - 17 Nëntor 2011)
Lista e Projekteve Fituese
Shënim: Listimi është bërë sipas rendit alfabetik të OJF-ve
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë ose dorazi vetëm Koncept-Idetë, max 3-4 faqe pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve).
Koncept-idetë duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).
Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin projekt-propozimet e tyre të plota. Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.
AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtëme:
Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.
Koncept-Idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. Formularin e aplikimit për koncept-idetë mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al
Afati i fundit kohor për dorëzimin ose me rrugë postare ose dorazi, si dhe me e-mail të koncept idesë është data 17 Nëntor 2011. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të përcaktuar kohor nuk do të pranohen.
Vini re:
Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësipërme, sjell automatikisht skualifikimin e projekt-propozimit.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për koncept idetë, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.
| SHUMË E RËNDËSISHME! |
| Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni: |
| • Vendim për Miratimin e Rregullores mbi Procedurat e Financimit me Grante |
| • Formulari për Koncept-Idetë (Thirrja e Tretë) |
| • Formulari i Aplikimit (Thirrja e Tretë) |
| • Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota (Thirrja e Tretë) |
| • Kontrata-Tip (Thirrja e Tretë) |
| • Raporti Përshkrues (pjesë integrale e Kontratës) |
| • Formulari i Kalendarit Përfundimtar të Aktiviteteve (pjesë integrale e Kontratës) |
| • Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve të Periudhës Afatmesme (pjesë integrale e Kontratës) |
| • Pasqyra Financiare (pjesë integrale e Kontratës) |
| • Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar |
| • Dokumentet për Financim për Mbështetje Individuale (Në përpunim) |
|
Na kontaktoni për më shumë informacion:
Rruga: "Abdi Toptani" Nr. 4, Kati 4, Tiranë.
(ish Ministria e Transporteve)
Tel: + 355 4 2235569
Tel/Fax: + 355 4 2235572
E-mail: info@amshc.gov.al
| PROJEKTET E PLOTA |
| Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2008 - 2011) |