Category Archives: Njoftime

Shpallen rezultatet përfundimtare të votimit dhe emrat e anëtarëve të zgjedhur

NJOFTIM

AMSHC shpall listën emërore me katër anëtarët e zgjedhur nga organizatat e shoqërisë civile për Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC)

Duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrjen e gjerë në procesin e votimit online për zgjedhjen e katër anëtarëve përfaqësues të Shoqërisë Civile për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC), Komisioni Teknik i AMShC-së pranë Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile shpall katër emrat e anëtarëve të rinj:

  • Fusha e veprimit B.
    “Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”
  1. Shpëtim MYRTO
    Shoqata e Përdorimit të Pyjeve dhe Kullotave Komunare “DROJA-1″, fshatrat Brret, Picrrage, Gjyraj-Krujë

 

  • Fusha e veprimit C.
    “Përmirësimi i mirëqenies, shërbimeve sociale, mbrojtjes së shëndetit si dhe cilësisë së jetës”
  1. Atrida FERKETI
    Gruaja në Integrim (GI)
  2. Fabiola LAÇO – EGRO
    Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
  3. Indrit SEFERI
    Shoqata “MAYA” (Shoqata Rinore Mjekësore Shqiptare)

 

Për detaje rreth rezultateve përfundimtare të procesit të votimit për katër anëtarë nga shoqëria civile në KKShC:

  1. Listat emërore të kandidatëve të votuar me rezultatet përfundimtare të votimit
  2. Tabela përmbledhëse e rezultateve përfundimtare të votimit

I urojmë punë të mbarë anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile.