Category Archives: Njoftime

2020.03 - Votimi Online - Poster

NJOFTIM ZGJATJE AFATI TË APLIKIMEVE TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË NË KKSHC

NJOFTIM ZGJATJE AFATI

Zgjatet deri më datë 08.03.2020 afati i propozimit të kandidatëve për anëtarë të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC)

3 shkurt – 8 mars 2020

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC), në vijim të shpalljes së thirrjes për propozim të kandidatëve anëtarë të shoqërisë civile në KKShC si dhe në zbatim të Vendimit Nr. 2, datë 04.03.2020 të Komisionit të Zgjedhjeve të KKShC-së njofton zgjatjen e afatit të aplikimit për propozim të kandidatëve dhe dorëzimin e materialeve mbështetëse deri më datë 08.03.2020.

Në këtë fazë, ftohen të gjitha organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozimet e tyre për kandidatët duke plotësuar “FORMULARIN STANDARD TË APLIKIMIT” – Për propozimin e kandidatëve nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në KKShC dhe ta dërgojnë me e-mail në adresën kkshc@amshc.gov.al, me referencë të saktë të subjektit: “Propozim  Kandidature për KKSHC”.

FORMULARI STANDARD I APLIKIMIT

Faza e procesit të Propozimit të Kandidatëve anëtarë të KKShC-së është e hapur deri më 8 mars 2020, kohë në të cilën paraqiten kandidaturat dhe dokumentacionet mbështetëse si nga ana e organizatave propozuese të kandidatëve, ashtu edhe nga ana e të kandiduarve.

FORMULARI STANDARD I APLIKIMIT dhe gjithë dokumentet mbështetëse të poshtëshënuara duhet t’i dërgoni brenda afatit të përcaktuar, me rrugë elektronike në adresën kkshc@amshc.gov.al ose dorazi/me postë në adresën:

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)
Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Kati II, Tiranë, Shqipëri

 

KRITERET PËR KANDIDATËT DHE DOKUMENTACIONET MBËSHTETËSE:

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:
  • Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC
  • Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
  • Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv”
  1. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon
  • Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike
  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë
    pranë KKSHC-së
  • Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
  • Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin

 

NOMINIMET DHE PROCEDURA E VOTIMIT: 

  • Të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara dhe aktive, nominojnë kandidatët e tyre duke pasur parasysh se çdo subjekt mund të emërojë vetëm një kandidat për anëtar të KKSHC-së.
  • Aplikantëve ju lejohet një mundësi për të apeluar brenda 3 (tre) ditësh pas publikimit të listës së nominimeve të vlefshme, në rast se nominimet e tyre janë konsideruar të pavlefshme.
  • Komisioni Teknik i AMShC-së pranë KKShC-së publikon në faqen e internetit Thirrje Publike për Votimin për kandidatët e vlefshëm. Subjektet votojnë për kandidatët nga lista e kanditatëve të përpiluar nga Komisioni Teknik i AMShC-së duke respektuar parimin që një organizatë mund të votojë vetëm një herë kandidatin e preferuar për secilën për fushë.
  • Komisioni Teknik i AMShC-së vijon më tej me numërimin e votave (në një seancë të hapur dhe transaprente) dhe kandidatët me numrin më të madh të votave të vlefshme, shpallen automatikisht si anëtarë të KKSHC-së

 

Për më shumë informacione vizitoni faqen www.amshc.gov.al/kkshc, ndërsa për pyetje ju lutemi na shkruani në adresën kkshc@amshc.gov.al.