Categories
Njoftime

Shpallet lista përfundimtare e kandidaturave

Komisioni Teknik i AMShC-së pranë KKShC-së në përfundim të afatit të kontestimit të listës paraprake, shpall listën përfundimtare të kandidaturave për zgjedhjen e pesë anëtarëve përfaqësues të shoqërisë civile në Këshill, vakanca të krijuara për shkak të përfundimit të mandateve 3-vjeçare për:

  • 3 (tre) anëtarë në Fushën e veprimit A.
    “Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE”
  • 2 (dy) anëtarë në Fushën e veprimit B.
    “Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”
LISTA PËRFUNDIMTARE EMËRORE
E KANDIDATËVE PËR T’U VOTUAR ONLINE

Fusha e veprimit A.
“Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE”

  1. Altin Hazizaj
    Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) – Tiranë
  1. Majlinda Driza
    Qendra për Zhvillim dhe Promovim Social – Vlorë
  1. Mirela Juka
    Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) – Tiranë
  1. Nikolla Gjurgjaj
    Shoqata Maqedonase ILINDEN – Tiranë

Fusha e Veprimit B
“Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”

  1. Sajmir Farrici
    Shoqata Shpresë për të Verbërit – Tiranë
  1. Vladimir Thano
    Pro Youth – Tiranë
  1. Xhimi Vila
    Shoqata Ressegnatia – Elbasan

Komisioni Teknik i AMShC-së shpall të hapur procesin e VOTIMIT ONLINE për periudhën 8-ditore nga data 25 maj – 1 qershor 2021, i cili aksesohet në linkun: www.amshc.gov.al/kkshc