Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar (MEDPAK)

Emri i Organizatës së Shoqërisë Civile:
Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar (MEDPAK)

INTERVISTË ME:

Znj. Zela Koka
Kryetare e MEDPAK

 

Cili është projekti juaj më i suksesshëm?

Janë disa. Po përmend vetëm dy:

  1. Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët në Shqipëri
  2. Qendër Komunitare per personat me aftësi të kufizuar

 

Si lindi ideja për këtë projekt? 

  • Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla gjithëpërfshirëse do të sjellë në të ardhmen një shoqëri më gjithëpërfshirëse në vendin tonë
  • Si shoqatë prindërish ne dëshirojmë që cdo person të ketë një jetë dinjitoze dhe për të realizuar këtë për personat me aftësi të kufizuara kërkohen edhe shërbime cilësore në Qendëra dhe komunitet.

 

Si e kujtoni momentin kur vendosët të bëni një projekt të tillë? Çfarë nxiti dëshirën dhe fantazinë tuaj?

Për të dy projektet idenë tonë e ka nxitur dëshira për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe zbatimi i legjislacionit për arsimin dhe legjislacioni për shërbimet.

 

Cila grup-moshë përfshihet? A është e vështirë te punohet me … ? A është më mirë vetëm apo me partnerë?

  • Në të parin përfshihen moshat nga 1 deri në 15 vjec, pra arsimi parashkollor dhe arsimi bazë.
  • Në Të dytin gjithë grupmoshat me aftësi të kufizuara në bashkinë Librazhd
  • Në të dy projektet ne punojmë me partnerë në të parim me Save the Children dhe në të dytin me World Vision, është shumë mirë të punohet me partnerë

 

Si janë organizuar aktivitetet? Kujtoni ndonjë histori apo moment që ju ka lënë mbresa apo që keni hasur vështirësi gjatë zhvillimit të aktiviteteve?

Aktivitet janë zhvilluar bazuar në projektin dhe marrëveshjen e nënshkruar me donatorin. Aktivitetet janë zhvilluar normalisht, nuk kemi hasur vështirësi. Por ajo që mëbën të ndjehem jo mirë që impakti i projektit në MAS për arsimin gjithëpërfshirës është shumë i vogël. Ata janë mjaftuar vetëm me vendosjen e mësuesit ndihmës në disa shkolla dhe ligji nuk është i reaizuar akoma në disa pika. Qëndrimi i MAS ndaj gjithëpërfshirjes akoma nuk ka  ndryshuar, kjo u shpreh në qëndrimin e MAS në takimin që pati në dhjetor të 2017 me Koalicionin e Arsimit.

 

Si e përjetuat atë moment dhe çfarë ndodhi më vonë? Mbani mend ndonjë detaj që ju bën të jeni shpresë plotë për të ardhmen?

Ne vazhdojmë punën dhe kërkojmë bashkëpunimin e MAS në zbatimin e detyrave që i ngarkon ligji, por kjo nuk varet vetëm nga ne.

 

A ja ka vlejtur zhvillimi i këtij projekti dhe çfarë mund të bëni më shumë se kaq?

Ne vazhdojmë ti zhvillojmë të dyja projektet duke lobuar me fushata dhe advokuar në cdo takim e tavolinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe kjo na bën optimist se gjëndja do të ndryshojë.

 

FOTO GALERI