Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar, Shkodër (QKNJAK)

Emri i Organizatës së Shoqërisë Civile:
Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar, Shkodër (QKNJAK)

INTERVISTË ME:

Znj. Antonjeta Pero
Drejtore Ekzekutive – Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar, Shkodër (QKNJAK)

Cili është projekti juaj më i suksesshëm?

Së fundmi: “Së bashku për jetët tona” Projekt sensibilizimi për parandalimin e ekstremizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Financuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe BE.

 

Si lindi ideja për këtë projekt?

Organizata punon për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e PAK nga viti 1989. Realizimi i shumë projekteve ka përgatitur një staf specialistësh, që prej shumë vitesh punon në Shqipërinë e Veriut me projekte, në shkolla e në komunitete, përfshirë PAK. Axhenda jonë përfshin analizën e hollsishme të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të Drejtat e grave e dhunën në famije, dhe në projektin e fundit ekstremizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Morën pjesë në trajnimet tona 80 pjesmarrës. Ndër ta persona me AK, priftërinj, hoxhallarë punonjës të administratave vendore në tre qarqe: Shkodër, Lezhë Kukës. Nxënës të shkollave të mesme, stafe mësimore, në qytete e fshatra. E konsideroj një projekt të shkëlqyer, për informacionin e shpërndarë, lidhjet që krijuam dhe vazhdimsinë që siguruam, duke na kërkuar për herë të dytë të kthehemi në shkollat ku punuam. Ne punojme për herë të tretë në këto zona.

 

Si e kujtoni momentin kur vendosët të bëni një projekt të tillë? Çfarë nxiti dëshirën dhe fantazinë tuaj?

Ekstremizmi, ndonëse nuk na ka goditur akoma në grup, nuk na kanë munguar kërcënimet edhe nga vetë shqiptarët e rekrutuar. Sunimi për të rekrutuar vajza e djem të rinj, të zotët për të luftuar, apo, për të prodhuar (lindur) fëmijë për ushtarë të ISIS, të bën të thërrasësh të gjitha dijet, për t’u përballur e për t’u vërtetuar të rinjve e të rejave, administratës, se si qëndron e vërteta dhe mundemi të punojmë ndryshe.

 

Cila grup-moshë përfshihet? A është e vështirë te punohet me …? A është më mirë vetëm apo me partnerë?

Të reja e të rinj 15 deri 20 vjeç. Jo, nuk është e vështirë të punohet me ta. Fakti që na kanë ndjekur edhe nga një shkollë në tjetrën, duke bërë shumë km. Rrugë, tregon se temat e punuara ishin me shumë interes e jetike për t’u ditur e vepruar në komunitet. Ky projekt u realizua në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Parae tetraplegjikëve të Shqipërisë. Në 30 trajnimet e zhvilluara një person në karrige me rrota, spiegonte se si realizoheshin në zonën ku jeton, të drejtat e PAK. Organizata jonë merr përsipër që në vazhdimsi të ndjeki problematikat e të ndërhyjë në të gjitha institucionet, deri në ato qëndrore për zgjidhjen e problemeve të akumuluara.

 

Si janë organizuar aktivitetet? Kujtoni ndonjë histori apo moment që ju ka lënë mbresa apo që keni hasur vështirësi gjatë zhvillimit të aktiviteteve?

Aktivitetet janë trajnime me program pesë orë. Në shkollat e mesme, në bashkëpunim me MASR, që është partnere e jona nga viti 1989. Ne trajnojmë psikologet e shkollave, i bëjmë ato trajnere të temës kryesore dhe bashkë me ta zhvillojme trajnimet në shkolla. Më pas, gjatë vitit, psikologia, në të gjitha klasat e shkollat ku punon, e zhvillon këtë trajnim me të gjithë nxënësit, pa përjashtim. Në të njëjtën kohë: shpërndajmë informacionin aq të domosdoshëm për të rinjtë, dhe rrisim kapacitetet e psikologeve e personelit të shkollave.

Kemi kaluar mjaft histori interesante: kur pjesmarrsit na treguan se si janë rekrutuar komshijtë e tyre. Ku gjëndeshin ato sot. E plot të tjera, që së shpejti do të jenë materiale që do t’i shtohen arkivit të institucionit përkatës.

 

Si e përjetuat atë moment dhe çfarë ndodhi më vonë? Mbani mend ndonjë detaj që ju bën të jeni shpresë plotë për të ardhmen?

Interesimi i të rinjve dhe administratës që na krijoi hapsirë në çdo trajnim, duke na kërkuar për herë të dytë dhe duke ftuar në trajnimet tona, persona që vlerësonin se duhej patjerër ta merrnin informacionin që shpërndanim.

 

A ja ka vlejtur zhvillimi i këtij projekti dhe çfarë mund të bëni më shumë se kaq?

Mendoj se ia ka vlejtur lodhja, impenjimi maksimal i stafit, përgatitja shumë serioze dhe shumë e kualifikuar, në 30 trajnimet e 6 emisionet televizive që realizuam për sensibilizimin e pjesmarrsve, publikut dhe donatorëve. Që të besojnë në nevojat që zonat e thella kanë, dhe në punën tonë të specializuar e plot përkushtim. EDHE JU!

 

FOTO GALERI