Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”

Emri i Organizatës së Shoqërisë Civile:
Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”

INTERVISTË ME:

Znj. Zamira Korançe
Kryetare e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”

 

Cili është qëllimi i organizatës suaj?

Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” ka si qëllim që kultura artistike kombëtare të jetë gjithmonë në pikësynimin e vlerave të bukura që ka trashëguar kombi ynë brez pas brezi. Shoqata jonë ka synim të ruajë të pacënuar vlerat e artit kombëtar të trashëguar nga të parët tanë dhe atë zhvillimor mbi temat e artit e kulturës e tradicionales 100% shqip.

 

Cili është projekti juaj aktual?

Projekti ynë është Festivali “Urime talentë të Rinj Bijtë e Bijat, Yjet e Nënës Shqipëri”.
Festivali i valles e këngës, instrumentit, recitimit folklorik në gjuhën e bukur shqipe.
Edicioni 4-rt, datë 23 qershor 2018 të talenteve të rinj të kombit shqiptar nga 14 shtete.

 

Si lindi ideja për këtë projekt?

Ne si shoqatë kemi tri festivale me projekte mbarëkombëtare dhe “ndërkombëtare” mund t’i quajmë se marrin pjesë nga shumë shtete në diasporë dhe më gjerë.

Festivali i parë i titulluar “Antologjia poetike kombëtare i Jehona Shqiptare” më datë 22/03/2018 e finalizuam me shumë sukses, ku konkuruan 100 autorë shqiptarë nga brenda kombit dhe gjithë bota ku jetojnë poetë dhe poetesha të kombit tonë.

Festivali i dytë titullohet “Festivali aktrimit jehonë, rinia shqiptare triumfon” edhe ky festival me shumë interes, pasi morën pjesë artistë rinore brenda kombit shqiptar dhe në diasporë.

Festivali i titulluar “Urime talentë të rinj bijtë dhe bija yjet e Nënës Shqipëri” Edicioni 4-rt, festival i talentave të rinj 5-15 vjeç nga 14 shtete, talente të kombit shqiptar finalizohet çdo muaj qershor dhe kemi caktuar datën 23 qershor finalen e madhe 2018 në Tiranë.

 

Si do ta përshkruanit shkurtimisht projektin?

Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” është e motivuar të zhvillojë e organizojë veprimtari të gjera, të cilat në thelb kanë identitetin kulturor artistik e kombëtar.

Këto veprimtari iu përkasin të gjitha moshave e sidomos për mbjelljen e stimulimin dhe promovimin e talenteve të reja të kombit shqiptar. Trupa Art.

“Jehona Shiptare” triumfon me artiste e artistë nga më të mëdhenj, ikona e figura të njohura të folklorit shqiptar si dhe e bën të besueshëm sipërmarrjen e eventit, bazuar në sukseset e arritura dhe nga figurat e njohura të artit e kulturës kombëtare, në aktivizimin e interpretuesve të mirëfilltë të këngës, valles, fjalës artistike e të gjinive të tjera të artit kombëtar 100% Shqip.

 

FOTO GALERI