Shoqata maqedonase “Ilinden” – Tiranë

Emri i Organizatës së Shoqërisë Civile:

Shoqata maqedonase “Ilinden” – Tiranë

 

INTERVISTË ME:

Përfaqësues nga Shoqata maqedonase “Ilinden” – Tiranë

 

Cili është projekti juaj më i suksesshëm?

Promovimi i minoritetit kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

 

Si lindi ideja për këtë projekt?

Lindi si nevojë për promovimin e minoritetit kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë, sepse minoritetet në Republikën e Shqipërisë kanë apsira shumë të vogla promovimi.

 

Si e kujtoni momentin kur vendosët të bëni një projekt të tillë? Çfarë nxiti dëshirën dhe fantazinë tuaj?

Në vitin 2009 lindi ideja nga nje grup të rinjsh për promovimin e minoritetit kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe formimin e Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë, dëshira për promovim dhe për përparim të minoritetit kombëtar maqedonas.

 

Cila grup-moshë përfshihet? A është e vështirë të punohet me …? A është më mirë vetëm apo me partnerë?

Promovimi përfshin të gjithe moshat, sigurisht është e vështirë sepse promovimi i minoriteteve është në nivele shumë të ulëta në Shqipëri, sigurisht më mirë është me partnerë.

 

Si janë organizuar aktivitetet? Kujtoni ndonjë histori apo moment që ju ka lënë mbresa apo që keni hasur vështirësi gjatë zhvillimit të aktiviteteve?

Promovimi është bërë në aktivitete të ndryshem rrjete sociale dhe në seminare, konferenca dhe tryeza të rumbullakëta.

 

Si e përjetuat atë moment dhe çfarë ndodhi më vonë? Mbani mend ndonjë detaj që ju bën të jeni shpresë plotë për të ardhmen?

Promovimi është pritur mirë dhe na bëhet qejfi që shumë individë janë njohur me minoritetin kombëtar maqedonas.

 

FOTO GALERI