Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për politikën qeverisëse
drejt një mjedisi mundësues
për zhvillimin e shoqërisë civile 2019–2023
(i rishikuar)

Asistenca Teknike
e Delegacionit të BE

Nëntor 2017 - Korrik 2018




Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)






NJOFTIM

Shpallet Thirrja për propozim të kandidatëve për anëtarë të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC)

Tiranë, 4 shkurt – 10 mars 2021


Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC), shpall thirrjen për propozim të kandidatëve anëtarë të shoqërisë civile në KKShC, për 5 (pesë) vendet vakante të krijuara për shkak të përfundimit të mandateve 3-vjeçare, përkatësisht:
  • 3 (tre) anëtarë për fushën e veprimit “A. Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE”
  • 2 (dy) anëtarë për fushën e veprimit “B. Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”

Për të shkarkuar
FORMULARIN STANDARD TË APLIKIMIT

Në këtë fazë, ftohen të gjitha organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozimet e tyre për kandidatët duke plotësuar “FORMULARIN STANDARD TË APLIKIMIT” – Për propozimin e kandidatëve nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në KKShC dhe ta dërgojnë me e-mail në adresën kkshc@amshc.gov.al, me referencë të saktë të subjektit: “Propozim  Kandidature për KKSHC”.


Faza e procesit të Propozimit të Kandidatëve anëtarë të KKShC-së është e hapur nga data 4 shkurt 2021 deri më 10 mars 2021, kohë në të cilën paraqiten kandidaturat dhe dokumentacionet mbështetëse si nga ana e organizatave propozuese të kandidatëve, ashtu edhe nga ana e të kandiduarve.


FORMULARI STANDARD I APLIKIMIT dhe gjithë dokumentet mbështetëse të poshtëshënuara duhet t’i dërgoni brenda afatit të përcaktuar, me rrugë elektronike në adresën kkshc@amshc.gov.al ose dorazi/me postë në adresën:


Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)
Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Kati II, Tiranë, Shqipëri


KRITERET PËR KANDIDATËT DHE DOKUMENTACIONET MBËSHTETËSE:
  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:
  • Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC
  • Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
  • Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin "aktiv"

  1. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon
  • Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë
    pranë KKSHC-së
  • Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
  • Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin

NOMINIMET DHE PROCEDURA E VOTIMIT:

  • Të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara dhe aktive, nominojnë kandidatët e tyre duke pasur parasysh se çdo subjekt mund të emërojë vetëm një kandidat për anëtar të KKSHC-së.
  • Aplikantëve ju lejohet një mundësi për të apeluar brenda 3 (tre) ditësh pas publikimit të listës së nominimeve të vlefshme, në rast se nominimet e tyre janë konsideruar të pavlefshme.
  • Komisioni Teknik i AMShC-së pranë KKShC-së publikon në faqen e internetit Thirrje Publike për Votimin për kandidatët e vlefshëm. Subjektet votojnë për kandidatët nga lista e kanditatëve të përpiluar nga Komisioni Teknik i AMShC-së duke respektuar parimin që një organizatë mund të votojë vetëm një herë kandidatin e preferuar për secilën për fushë.
  • Komisioni Teknik i AMShC-së vijon më tej me numërimin e votave (në një seancë të hapur dhe transaprente) dhe kandidatët me numrin më të madh të votave të vlefshme, shpallen automatikisht si anëtarë të KKSHC-së

Për më shumë informacione vizitoni faqen www.amshc.gov.al/kkshc, ndërsa për pyetje ju lutemi na shkruani në adresën kkshc@amshc.gov.al.





NJOFTIM nga MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

Shpallet thirrja për propozim të kandidatëve për anëtarë
të Këshillit Kombëtar të Strehimit

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, është shpallur thirrja për propozim të kandidatëve anëtar në Këshillin Kombëtar të Strehimit, për 2 vende të përcaktuara në ligjin nr. 22/2018 “Për Strehimin Social” si dhe në pikën 2 gërmës d) dhe dh) të vendimit nr. 496, datë 24.6.2020 “Për organizimin, funksionimin, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Strehimit, si dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera shtetërore që veprojnë në këtë fushë”, përkatësisht:

  • 1 anëtar, përfaqësues nga grupet e interesit dhe shoqëria civile i cili duhet të jetë drejtues i një organizate jofitimprurëse që do të përfaqësojë disa organizatat e tjera në mbrojtje të interesave të grupeve prioritare që trajton ligji “Për Strehimin Social”;
  • 1 anëtar, përfaqësues të shoqatave të vetëqeverisjes vendore, i cili duhet të ketë tagrin e drejtuesit

KRITERET PËR KANDIDATËT

  • Të ketë eksperiencë në fushën e strehimit dhe politikave sociale;
  • Të ketë përvojë në projekte, studime, botime dhe veprimtari sociale në fushën e mbështetjes së grupeve të ndryshme sociale.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  • Emrin e personit kandidat;
  • Kopje e kartës së identitetit;
  • Curriculum vitae në gjuhën shqipe (secila faqe e firmosur);
  • Akt themelimin e organizatës;
  • Listën e projekteve/ studimeve/ botimeve/ aktiviteteve të organizuara në fushën e mbështetjes së grupeve sociale prioritare që trajtohen nga ligji nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Ministri përgjegjës për strehimin, kur kandidaturat nga grupet e interesit, shoqëria civile dhe shoqatat përfaqësuese të vetëqeverisjes vendore janë më shumë se një, i’a paraqet Kryeministrit për emërim, i cili cakton anëtarët përfaqësues bazuar kritereve të përcaktuara më sipër.

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 05/03/2021.







Ju ftojmë të vizitoni Platformën:

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së