Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




ASISTENCA TEKNIKE E DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN


Delegacioni i BE-së fillon asistencën teknike 9-mujore drejt një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile

Nëntor 2017

Në nëntor 2017, Delegacioni i BE-së ka filluar një asistencë teknike 9-mujore për të mbështetur një numër veprimesh në lidhje me Udhërrëfyesin për politikën e Qeverisë Shqiptare drejt një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë civile.

Në fillim të nëntorit 2017, një ekip prej 5 ekspertësh filluan misionin e parë nga tre të tilla.

Ekipi i ekspertëve përbëhet nga tre ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të BE-së si dhe dy ekspertë nga Shqipëria.

Anëtarët e ekipit janë:

  1. Udhëheqëse e ekipit – Christine Leiser
  2. Eksperti i zhvillimit të kapaciteteve – Max Fras
  3. Eksperti financiar – Marjan Nikolov
  4. Eksperti ligjor – Roland Gjoni
  5. Eksperte e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – Enkeleda Kuka

Ju mund të kontaktoni ekipin nëpërmjet albaniacso@gmail.com nga Nëntor 2017 deri më Korrik 2018

Në veçanti ndihma do të përqendrohet në fushat e mëposhtme:

  • Rishikimi afatmesëm i implementimit të Udhërrëfyesit. (Një seri konsultimesh me Shoqërinë Civile dhe Qeverinë do të organizohen gjatë muajve Nëntor - Shkurt) me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë dhe konsultime online.
  • Përditësimi i Udhërrëfyesit dhe përgatitja e një Plani të Veprimit të detajuar, i ndjekur nga një sërë treguesish, buxheti dhe një kornizë monitorimi për zbatimin e Udhërrëfyesit. Përveç kësaj, ekipi do të kryejë një vlerësim të nevojave dhe do të hartojë një skicë për një plan komunikimi dhe vizibiliteti për Udhërrëfyesin për mjedisin mundësues.
  • Mbështetje për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) (në veçanti me fokus në anëtarët e OSHC-ve) dhe aktorët përkatës shtetërorë për rritjen e bashkëpunimit ndërsektorial për një dialog të rregullt mbi çështjet e prioriteteve. Mbështetje për krijimin e një plani vjetor për punën e KKSHC-së.
  • Rishikim funksional i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe rekomandimet për të forcuar transparencën, kapacitetet dhe funksionimin. Kjo do të përfshijë një rishikim të praktikave të ngjashme me vendet e tjera.
  • Analiza dhe rekomandime për kornizën ligjore dhe fiskale/financiare për shoqërinë civile pas 1-2 studimeve të rasteve nga vendet e rajonit.
  • Analiza të modeleve dhe rekomandime për krijimin efektiv të një Sistemi të menaxhimit të informacionit të OSHC-ve.
  • Një seminar strategjik të përqendruar në përgatitjen e shoqërisë civile në Shqipëri për procesin e hapjes së negociatave dhe mësimit nga homologët e vendeve të tjera të rajonit në këtë proces.

E tërë asistenca synon të nxisë një proces të hapur dhe pjesëmarrës me aktorët e shoqërisë civile, me qeverinë dhe me aktorë të tjerë të rëndësishëm si mediat, partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e pavarura.

Mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni ndonjë pyetje.

Jeni të mirëpritur për një bashkëpunim të frytshëm.

Sinqerisht,

Udhëheqësja e ekipit të asistencës teknike
Christine Leiser



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së