Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





KËSHILLI KOMBËTAR PËR SHOQËRINË CIVILE




NJOFTIM

AMSHC shpall listën emërore me anëtarët e zgjedhur nga organizatat e shoqërisë civile
për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC)

Tiranë, 13 qershor 2016


Duke falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrjen e gjerë në procesin e votimit online për kandidatët e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC), ju njoftojmë se procesi i verifikimit të votave ka përfunduar.

Për detaje rreth rezultateve përfundimtare të procesit të votimit:
  1. Tabela përmbledhëse e Votimit Online për anëtarët e KKSHC me rezultatet përfundimtare
  2. Lista emërore e anëtarëve të zgjedhur nga shoqëria civile për KKSHC


Gjithashtu Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dëshiron të falenderojë përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së, Ambasadës Amerikane, OSBE-së si dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për kontributin dhe pjesemarrjen aktive në këtë proces të parë zgjedhor për KKSHC-në.

I urojmë punë të mbarë dhe të frytshme të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile.

***

ANNOUNCEMENT

ASCS announces the list of the elected members by the civil society organizations
for National Council for Civil Society (NCCS)

Tirana, 13 June 2016


We would like to thank all the representatives of civil society organizations participation in the online voting process for the candidates of Civil Society representatives of the National Council for Civil Society (NCCS) and inform you that the verification process of the votes has terminated.

For more details about the final results of the voting process:
  1. Summarized table of Online Voting for members of NCCS with the final results
  2. List of the members elected to NCCS


The Agency for the Support of Civil Society (ASCS) wishes to thank the representatives of the EU Delegation, the US Embassy, OSCE and Ministry of Social Welfare and Youth, for the contribution and the active participation in this first electoral process for NCCS.

We wish successful and fruitful achievements to the members of the National Council for Civil Society.



NJOFTIM

Datë 20 maj 2016


Ju falenderojmë për interesimin dhe pjesëmarrjen tuaj të gjerë në kuadër të votimit online për kandidatët e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile për Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC).

Për momentin jemi në procesin e verifikimit të votave.

Ju bëjmë të ditur, se të gjithë kandidatët e shpallur fitues do të njoftohen me mesazh elektronik në adresat përkatëse e-mail të paraqitura në dokumentacionet e dërguara më parë.

Faleminderit për bashkëpunimin.

***

ANNOUNCEMENT

Tirana, 20 May 2016


We would like to thank you for the interest and the wide participation in the framework of online voting for candidates for National Council of Civil Society (NCCS).

We are currently in the process of verification of the votes.

We inform you that all of the winning candidates will be notified by e-mail to the corresponding e-mail addresses provided in the documents submitted earlier.

Thank you.






KUJTESË

Datë 4 maj 2016


Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,

I kujtojmë të gjithë përfaqësuesve ligjorë të OSHC-ve (të regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në organet tatimore si dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë), të cilët nuk kanë votuar ende online për kandidatët e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile për Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC), se sot datë 4 maj 2016 deri në orën 23:59 do vazhdojë të jetë i hapur procesi i votimit online.

Për të votuar, ju lutem klikoni linkun e mëposhtëm:
www.amshc.gov.al/KKSHC

Për çdo paqartësi mbi procesin e votimit, ju lutemi na shkruani në adresën elektronike: info@amshc.gov.al

Faleminderit

***

REMINDER

Date 4 May 2016


Dear representatives of civil society organizations,

We remind to all the legal representatives of CSOs (that are registered at the Court and the tax authorities and exercise their activities in the Republic of Albania), who have not yet voted online for candidates for National Council of Civil Society (NCCS), that today on May 4, 2016 until 23:59, the online voting process will continue to be open.

To vote, please click the link below:
www.amshc.gov.al/KKSHC

For any uncertainty over the voting process, please write down at our email address: info@amshc.gov.al

Thank you





NJOFTIM
Hapet procesi i votimit online për kandidatët e KKSHC-së


Datë 26 prill 2016

Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,

Ju njoftojmë se nga dita e sotme, datë 26.04.2016 hapet procesi i votimit online për kandidatët e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile për Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile.

Procesi i votimit online do të jetë i hapur për tetë ditë,
nga data 26.04.2016, ora 13:00 deri më datë 04.05.2016 ora 23:59.


Në këtë proces votimi online ftohen të marrin pjesë gjithë përfaqësuesit ligjorë të OSHC-ve, të cilët janë të regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në organet tatimore si dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.

Ju bëjmë të ditur se të dhënat e hedhura në "Formularin e Votimit - Online" do të verifikohen.

Për të votuar, ju lutem klikoni linkun e mëposhtëm:
Për çdo paqartësi mbi procesin e votimit, ju lutemi na shkruani në adresën elektronike: info@amshc.gov.al

Faleminderit


***


ANNOUNCEMENT
Starts the online voting process for NCCS's candidates


Date 26 April 2016

Dear representatives of civil society organizations,

We inform you that from today, on 26.04.2016 has started the online voting process for candidates for National Council of Civil Society (NCCS).

The online voting process will be open for eight days,
from 26.04.2016 at 13:00 till 04.052016 at 23:59.


To this online voting process are invited all the legal representatives of CSOs, who are registered at the Court and the tax authorities and exercise their activities in the Republic of Albania.

Notice that all the provided data filled in during the voting process will be verified.

To vote, please click the link below:
For any uncertainty over the voting process, please write down at our email address: info@amshc.gov.al

Thank you



NJOFTIM
Përfundon vlerësimi i kandidaturave për KKSHC-në
Datë 22 prill 2016


Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,

Ju njoftojmë se faza e vlerësimit të kandidaturave për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) ka përfunduar dhe shpallet:
  1. Lista emërore e kandidaturave të kualifikuara për KKSHC
    « Shkarko listën »
  2. Lista emërore e kandidaturave që nuk plotësojnë kriteret për KKSHC
    « Shkarko listën »

    Vini re:
    Kandidatët kanë afat deri ditën e hënë, datë 25.4.2016, ora 16:00 për të kontestuar skualifikimin




NJOFTIM
Vlerësimi i kandidaturave për KKSHC-në

Datë 19 prill 2016


Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,

Ju njoftojmë se faza e aplikimeve per kandidat për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) është mbyllur, ndërkohë vazhdon vlerësimi i kandidaturave dhe se së shpejti do të publikohen edhe rezultatet.

Ju faleminderit



NJOFTIM

Datë 11 shkurt 2016

Ju njoftojmë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) do të vazhdojë të jetë i hapur.

Formularin e plotësuar për kandidatin, ju duhet ta dërgoni:
  1. Me postë në adresën: AMSHC: Rr. Frosina Plaku, Nr. 58 Tiranë/Shqipëri
  2. Në rrugë elektronike (e-mail) në adresën info@amshc.gov.al me referencë të saktë të subjektit: "Propozim Kandidature për KKSHC".
Kliko këtu për të shkarkuar
Formularin e Aplikimit për propozimin e kandidatit

Në vazhdim do t'ju njoftojmë për zhvillimet e reja.





NJOFTIM

Datë 27 janar 2016

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC-ja), në përmbushje të misionit të saj, garanton mbrojtjen dhe garantimin e parimeve të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë dhe sundimit të ligjit ndaj:

AMShC njofton, se në vijim të realizimit të mbledhjes së Bordit Mbikqyrës të AMShC-së e datës 26.01.2016 u vendos organizimi i një procesi online të hapur konsultativ me shoqërinë civile me qëllim marrjen e feadback-ut mbi përcaktimin e fushave prioritare të thirrjes së radhës duke konsideruar prioritetet e parashikuara me ligj.

Me qëllim përmbushjen e mëtejshme të misionit të përcaktuar të saj, e cila sanksionohet si asistencë financiare për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile, në të mirë dhe interesit të publikut.

Për realizimin me sukses të këtij procesi, ftohen përfaqësuesit e shoqërisë civile që mendimet e tyre t’i dërgojnë elektronikisht nga data 01.02.2016 - 15.02.2016 me e-mail në adresën info@amshc.gov.al ose në llogarinë e AMShC-së në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.




NJOFTIM

Datë 20 janar 2016

Duke falenderuar të gjithë subjektet juridike - përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilat në kuadër të njoftimit të datës 28.12.2015 mbi hapjen e konsultimit publik, kanë propozuar kandidatët e tyre ju komunikojmë si më poshtë:
  • Kjo fazë e parë e hapjes së procesit të përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) - fokusohet në konsultimin on-line apo postar referuar komenteve/sugjerimeve dhe nevojave për ndryshim etj. të procesit të propozuar tashmë nga AMShC-ja në funksion të rolit sekretarior të saj.
  • Në vijim, shprehemi se të gjitha kandidaturat e paraqitura deri tani, do të jenë të vlefshme në momentin që do të shpallet thirrja për porpozim të kandidatëve duke u kërkuar edhe plotësimi i kritereve të përcaktuara.
  • Lidhur me datën e takimit të parashikuar si pjesë e fazës përmbyllëse të konsultimit, do të njoftoheni pas caktimit të kësaj date.
Faleminderit




NJOFTIM

Datë 28 dhjetor 2015


Sot më datë 28 Dhjetor 2015 Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) fillon procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile në zbatim të Ligjit Nr. 119 datë 06.11.2015 "Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile" më tej Këshilli.

Ky proces do të hapet me një konsultim publik i cili mbyllet me datë 11.01.2016.

Në datën 12 Janar 2016 do të zhvillohet një takim i hapur pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të dhënë rekomandimet e fundit dhe për të vendosur mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Nominimet dhe procedura e votimit

Më poshtë është propozimi i hapave kryesorë nga AMShC që duhet të ndërmerren për të siguruar një proçedurë transparente dhe të hapur të zgjedhjeve të përfaqësuesve të OSHCsë në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile :
  • Të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara dhe aktive, nominojnë kandidatët e tyre duke pasur parasysh se çdo subjekt mund të emërojë vetëm një kandidat për anëtar të KKSHCsë.
  • Aplikantëve j'u lejohet një mundësi për të apeluar brenda 8 ditësh pas publikimit të listës së nominimeve të vlefshme, në rast se nominimet e tyre janë konsideruar të pavlefshme.
  • AMShC publikon në faqen e internetit Thirrje Publike për Votimin për kandidatët e vlefshëm. Subjektet votojnë për kandidatët nga lista e kanditatëve të përpiluar nga AMShC duke respektuar parimin që një organizatë mund të votojë vetëm një herë!
  • AMShC- ja, vijon me tej me numërimin e votave (në një seancë të hapur dhe transaprente) dhe kandidatët me numrin më të madh të votave numëruar, shpallen automatikisht si anëtarë të KKSHCsë.
  • Për siguarimin e një transparence të plotë, informacioni i detajuar i të gjitha votave të vlefshme dhe të pavlefshme të kandidatëve, është në dispozicion në faqen e internetit të AMSHCsë.


Aktivitetet

Informacion shtese

Fillimi  i konsultimit  publik 10 ditësh  për draftin përfundimtar të procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve KKSHC duke e publikuar këtë nismë  në faqen e internetit AMSHC,  në rrjetet sociale dhe gazetat kombëtare me tirazh të lartë.

Kryerja e  konsultimeve  publike për Procedurat e propozuara / Kriteret si aktivitet i  nevojshem për të siguruar  autencitetin dhe gjithëpërfshirjen e procesit, si dhe transparencën e këtij procesi.

Organizimi i 1 takimi konsultativ / dëgjim publik me OSHC- të për të diskutuar mbi procedurën e propozuar më herët.

Përveç konsultimeve online, është e rëndësishme që të sigurohet  mundësia për "offline"  për diskutime  publike për këtë proces.

Publikimi i  të gjitha komenteve të  marra nga Publiku i interesuar / OShC-të deri në afatin e përmendur

Për të siguruar transparencën e procesit, të gjitha kontributet / komentet e marra përmes konsultimeve në internet duhet të publikohen në faqen e internetit të AMSHCsë. 

Bëhet Shpallja e Thirrjes për Nominimin e kandidatëve për KKSHC (8 ditë)

8 ditë si kohe minimale e arsyeshme për të   lejuar  nominimet e Kanditatëve

OSHC-të dërgojnë  propozimet e tyre të kandidatëve të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Një OShC lejohet të dërgojë  vetëm një kandidaturë për një nga tri fushat e përcaktuara me ligj.

Publikim i  listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Lista e kandidatëve për të tri fushat (me informacion bazë mbi profilin e tyre), duhet të publikohet në faqen e internetit  të AMSHC- së.

Mundësia e ankimimit  është e lejuar për aplikantët me nominimet pavlefshme.

Ankimimet  e mundshme zgjidhen nga AMSHC

Bëhet një Ftesë për të gjitha OShC për të votuar dhe  publikohet në faqen e internetit AMSHCsë.

Një OShC duhet të lejohet të votojë vetëm për një kandidat duke përdorur formën standarde të votimit.

Organizimi i  seancës për numërimin e votave.

Për të siguruar besimin e OSHC-ve dhe publikut të gjerë në transparencën e procesit, është e rëndësishme që  të lejohen të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në seancën.



SHKARKONI FORMULARËT E APLIKIMIT:



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së