Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)

Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI) synon ngritjen e një platforme për vrojtimin, mbledhjen e të dhënave empirike, analizën dhe promovimin e flukseve përbërëse të integrimit rajonal, në kuadrin e integrimeve ndërkufitare, trans-nacionale dhe inter-rajonale të Shqipërisë.

Kjo inisiativë, e cila mbështetet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), do të kontribuojë në promovimin, forcimin dhe qëndrueshmërinë e inisiativave të bashkëpunimit në nivel rajonal të organizatave të shoqërisë civile. Përmes rritjes së transparencës, informacionit të përshtatshëm, vënies në rrjet, analizave, etj, ORI do të mundësojë rritjen e efiçiencës së organizatave, që kerkojnë të hyjnë ose janë tashmë të angazhuara në aktivitete rajonale.

Bashkëpunimi mes institucioneve dhe organizatave të rajonit të Ballkanit ndodh në shumë-nivele; është multi-aktor, multi-sektor dhe implikon nga organizma shtetërore e deri në shkëmbime të thjeshta të qytetarëve duke kaluar nga agjenci të ndryshme, biznese, akademi, shoqëri civile, etj. Bashkëpunimi në kuadrin e procesit të Integrimit rajonal promovohet kryesisht nga Bashkimi Evropian – destinacioni ku të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të arrijnë – dhe donatorë të tjerë, si një parakusht për qasje në fondet IPA-Instrumenti i Asistencës së Para-aderimit- dhe në asistencë bilaterale.




Tek ORI do të gjeni një databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kjo platformë do t’i shërbejë të gjithë të interesuarve mbi statusin e integrimeve rajonale të Shqipërisë, ecurinë e bashkëpunimit, aktivitetet e mbuluara, donatorët e implikuar si dhe efektin në terren. Objektiv i veçantë i ORI do të jetë sensibilizimi dhe promovimi i integrimit rajonal në perspektivën e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së