Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME


NJOFTIM

Datë 27 janar 2016

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC-ja), në përmbushje të misionit të saj, garanton mbrojtjen dhe garantimin e parimeve të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë dhe sundimit të ligjit ndaj:

AMShC njofton, se në vijim të realizimit të mbledhjes së Bordit Mbikqyrës të AMShC-së e datës 26.01.2016 u vendos organizimi i një procesi online të hapur konsultativ me shoqërinë civile me qëllim marrjen e feadback-ut mbi përcaktimin e fushave prioritare të thirrjes së radhës duke konsideruar prioritetet e parashikuara me ligj.

Me qëllim përmbushjen e mëtejshme të misionit të përcaktuar të saj, e cila sanksionohet si asistencë financiare për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile, në të mirë dhe interesit të publikut.

Për realizimin me sukses të këtij procesi, ftohen përfaqësuesit e shoqërisë civile që mendimet e tyre t’i dërgojnë elektronikisht nga data 01.02.2016 - 15.02.2016 me e-mail në adresën info@amshc.gov.al ose në llogarinë e AMShC-së në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.




NJOFTIM

Datë 26 janar 2016

Ju njoftojmë se më datë 29 janar 2016, ora 10:00-12:00, Hotel Tirana International, salla “Abret”, do të zhvillohet sesion informues me temë:
"Forcimi i kapaciteteve dhe ndikimi i Organizatave të Shoqërisë Civile në mirë-qeverisje dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e qeverisjes vendore".

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përzgjedhur për të financuar dy projekte të cilat synojnë të rrisin kapacitetet e shoqërisë civile me qëllim promovimin e mirë-qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e qeverisjes vendore.

Projektet e financuara në kuadër të programit IPA 2014/2015 “Instrumente për Shoqërinë Civile – Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve, Shqipëri do të implementohen nga dy konsorciume të drejtuara respektivisht nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Gjatë periudhës së tyre të implementimit 2016-2018, këto projekte do të mbështesin organizatat e shoqërisë civile në zhvillimin e kapaciteteve të tyre nëpërmjet grant-dhënies me qëllim realizimin e propozimeve të cilat synojnë promovimin e mirë-qeverisjes, transparencës, llogaridhënies, integritetit dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e qeverisjes vendore.

Për më shumë rreth projektit dhe axhendës, klikoni këtu.




NJOFTIM

Datë 20 janar 2016

Duke falenderuar të gjithë subjektet juridike - përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilat në kuadër të njoftimit të datës 28.12.2015 mbi hapjen e konsultimit publik, kanë propozuar kandidatët e tyre ju komunikojmë si më poshtë:
  • Kjo fazë e parë e hapjes së procesit të përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) - fokusohet në konsultimin on-line apo postar referuar komenteve/sugjerimeve dhe nevojave për ndryshim etj. të procesit të propozuar tashmë nga AMShC-ja në funksion të rolit sekretarior të saj.
  • Në vijim, shprehemi se të gjitha kandidaturat e paraqitura deri tani, do të jenë të vlefshme në momentin që do të shpallet thirrja për porpozim të kandidatëve duke u kërkuar edhe plotësimi i kritereve të përcaktuara.
  • Lidhur me datën e takimit të parashikuar si pjesë e fazës përmbyllëse të konsultimit, do të njoftoheni pas caktimit të kësaj date.
Faleminderit




NJOFTIM

Datë 28 dhjetor 2015


Sot më datë 28 Dhjetor 2015 Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) fillon procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile në zbatim të Ligjit Nr. 119 datë 06.11.2015 "Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile" më tej Këshilli.

Ky proces do të hapet me një konsultim publik i cili mbyllet me datë 11.01.2016.

Në datën 12 Janar 2016 do të zhvillohet një takim i hapur pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të dhënë rekomandimet e fundit dhe për të vendosur mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Nominimet dhe procedura e votimit

Më poshtë është propozimi i hapave kryesorë nga AMShC që duhet të ndërmerren për të siguruar një proçedurë transparente dhe të hapur të zgjedhjeve të përfaqësuesve të OSHCsë në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile :
  • Të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara dhe aktive, nominojnë kandidatët e tyre duke pasur parasysh se çdo subjekt mund të emërojë vetëm një kandidat për anëtar të KKSHCsë.
  • Aplikantëve j'u lejohet një mundësi për të apeluar brenda 8 ditësh pas publikimit të listës së nominimeve të vlefshme, në rast se nominimet e tyre janë konsideruar të pavlefshme.
  • AMShC publikon në faqen e internetit Thirrje Publike për Votimin për kandidatët e vlefshëm. Subjektet votojnë për kandidatët nga lista e kanditatëve të përpiluar nga AMShC duke respektuar parimin që një organizatë mund të votojë vetëm një herë!
  • AMShC- ja, vijon me tej me numërimin e votave (në një seancë të hapur dhe transaprente) dhe kandidatët me numrin më të madh të votave numëruar, shpallen automatikisht si anëtarë të KKSHCsë.
  • Për siguarimin e një transparence të plotë, informacioni i detajuar i të gjitha votave të vlefshme dhe të pavlefshme të kandidatëve, është në dispozicion në faqen e internetit të AMSHCsë.


Aktivitetet

Informacion shtese

Fillimi  i konsultimit  publik 10 ditësh  për draftin përfundimtar të procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve KKSHC duke e publikuar këtë nismë  në faqen e internetit AMSHC,  në rrjetet sociale dhe gazetat kombëtare me tirazh të lartë.

Kryerja e  konsultimeve  publike për Procedurat e propozuara / Kriteret si aktivitet i  nevojshem për të siguruar  autencitetin dhe gjithëpërfshirjen e procesit, si dhe transparencën e këtij procesi.

Organizimi i 1 takimi konsultativ / dëgjim publik me OSHC- të për të diskutuar mbi procedurën e propozuar më herët.

Përveç konsultimeve online, është e rëndësishme që të sigurohet  mundësia për "offline"  për diskutime  publike për këtë proces.

Publikimi i  të gjitha komenteve të  marra nga Publiku i interesuar / OShC-të deri në afatin e përmendur

Për të siguruar transparencën e procesit, të gjitha kontributet / komentet e marra përmes konsultimeve në internet duhet të publikohen në faqen e internetit të AMSHCsë. 

Bëhet Shpallja e Thirrjes për Nominimin e kandidatëve për KKSHC (8 ditë)

8 ditë si kohe minimale e arsyeshme për të   lejuar  nominimet e Kanditatëve

OSHC-të dërgojnë  propozimet e tyre të kandidatëve të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Një OShC lejohet të dërgojë  vetëm një kandidaturë për një nga tri fushat e përcaktuara me ligj.

Publikim i  listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Lista e kandidatëve për të tri fushat (me informacion bazë mbi profilin e tyre), duhet të publikohet në faqen e internetit  të AMSHC- së.

Mundësia e ankimimit  është e lejuar për aplikantët me nominimet pavlefshme.

Ankimimet  e mundshme zgjidhen nga AMSHC

Bëhet një Ftesë për të gjitha OShC për të votuar dhe  publikohet në faqen e internetit AMSHCsë.

Një OShC duhet të lejohet të votojë vetëm për një kandidat duke përdorur formën standarde të votimit.

Organizimi i  seancës për numërimin e votave.

Për të siguruar besimin e OSHC-ve dhe publikut të gjerë në transparencën e procesit, është e rëndësishme që  të lejohen të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në seancën.



SHKARKONI FORMULARËT E APLIKIMIT:












Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së