Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




NJOFTIME Datë 17.01.2013

AMSHC nis ciklin e trajnimeve mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri

Në vazhdën e shtrirjes së asistencës për OJF-të dhe prurjeve sa më cilësore për projekte, në kuadër të thirrjes aktuale (27 Dhjetor 2012 - 15 Shkurt 2013), Sektori i Zhvillimt të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit të AMSHC-së shpall këtë cikël trajnimesh - udhëzues me procedurat për plotësimin e formularit të aplikimit dhe me një njohje të përgjithshme që OJF-të duhet të kenë parasysh gjatë aplikimit.

Programi i trajnimit synon të ketë shtrirje të gjerë, duke mbuluar zonat nga Veriu, Shqipëria e Mesme dhe Jugu, me qëllim të ofrimit të udhëzimeve adekuate dhe në kohë sa i përket pajisjes me informacion që OJF-të duhet të kenë mbi procedurat e Aplikimit të Thirrjes së katërt, sipas standarteve të kërkuara nga AMSHC-ja.

OJF-të e zonave respektive, sipas axhendës së paraqitur më poshtë, do të kenë mundësi të pajisen me njohuri të nevojshme për të plotësuar në mënyrë korrekte Formularin e Aplikimit si dhe procedurat për dorëzimin e tyre.


AXHENDA

Program Trajnimi për OJF-të e Shqipërisë së Mesme
Datë: 28 janar 2013
Ora: 14:00
Vendi: zyrat e AMSHC-së - Qendra e Burimeve për OJF-të


Program Trajnimi për OJF-të e Shqipërisë së Jugut
Datë: 29 janar 2013
Ora: 12:00
Vendi: Bashkia Fier


Program Trajnimi për OJF-të e Shqipërisë së Veriut
Datë: 31 janar 2013
Ora: 12:00
Vendi: Bashkia Shkodër


Program Trajnimi përmbledhës për OJF-të e Republikës së Shqipërisë
Datë: 11 shkurt 2013
Ora: 14:00
Vendi: zyrat e AMSHC-së - Qendra e Burimeve për OJF-të



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së