Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 12.05.2014

Njoftim për shpalljen e vendit vakant të drejtorit ekzekutiv të AMSHC-së

Bordi Mbikqyrës i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile shpall vendin vakant të drejtorit ekzekutiv të AMSHC. Referuar vendimit të BM të AMSHC të mbledhjes së datës 12.05.2014, janë miratuar kriteret e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në sektorin e Shoqërisë Civile;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Njohje të mirë të menaxhimit të projekteve (Project Cycle Management);
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi të mira drejtim dhe menaxhim stafi
  • Eksperiencë e mëparshme me donatorë ose institucione të huaja në sektorin e shoqërisë civile.
  • Njohuri të gjuhës angleze.


Kritere preferenciale:
  • Aktiviteti publik në shërbim të çështjeve të shoqërisë civile (fushata sensibilizimi, advokim, lobim, etj);
  • Njohje e tematikave që lidhen me të drejtat e njeriut;
  • Njohje e tematikave që lidhen me komuniteteve shqiptare me banim jashtë Shqipërisë.
  • Njohje e konsoliduar e sistemit mediatik, informacionit dhe marrëdhënieve me publikun.
  • Njohuri i gjuheve te tjera te huaja (Italisht, Gjermanisht, Frengjisht)


Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët:
  1. Letër shprehje interesi për vendin vakant
  2. CV personale
  3. Dy letra rekomandimi
  4. Dokumente të tjerë mbështetës sipas kritereve të lartpërmendura


Kandidatet duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës fizik pranë zyrave të AMSHC dhe t’i dërgojnë ato me email në adresën bordi@amshc.gov.al deri në datën 23 maj 2014, ora 14.00.

Kandidaturat duhet të jenë në përputhje me dispozitat e ligjit të AMSHC, të legjislacionit në fuqi dhe të statutit të AMSHC.

Ju kujtojmë se sipas nenit 12 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e AMSHC, anëtarët e BM ose debitorë të AMSHC nuk mund të emërohen në detyrën e drejtorit ekzekutiv të AMSHC.


KRYETARI I BORDIT
ADRIAN THANO




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së