Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 17.11.2014

AMSHC propozon krijimin e një Fondi të Përbashkët me donatorët e tjerë për mbështetjen e projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike për vendin

Në 17 nëntor 2014, Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile mbajti mbledhjen e radhës, ku krahas problemeve të tjera lidhur me punën e AMSHC-se, Bordi diskutoi edhe një çështje mjaft të rëndësishme lidhur me shpërndarjen e fondeve në mbështetje të nismave strategjike të shoqërisë civile në dobi të komunitetit.

Anëtaret e Bordit diskutuan rreth fushave dhe procedurave të financimit të projekteve në tërësi dhe ndër të tjera ata propozuan krijimin e një fondi të përbashkët me donatorët e tjerë që operojnë në vendin tonë. Më konkretisht u propozua që të caktohet shuma prej 20% të fondit total të grantit si pjesë përbërëse e fondit të përbashkët me donatorët e tjerë, për të financuar projekte të mëdha me rëndësi strategjike për vendin.

Në këtë takim u propozua, gjithashtu, që në bashkëpunim me donatorët e tjerë, të përcaktohen fushat për të cilat kërkohet të bashkëpunohet si dhe roli që do të ketë AMSHC–ja në shpërndarjen e fondit të përbashkët, për mënyrën dhe rregullat që duhet të përdoren për financimin e projekteve të përbashkëta.

Disa anëtare të Bordit propozuan gjithashtu, që AMSHC-ja, e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv së bashku me një përfaqësues të Bordit Mbikëqyrës, të zhvillojnë takime intensive me secilin prej donatorëve ku të bien dakord për krijimin e këtij fondi të përbashkët duke identifikuar dhe profilet e interesit të donatorëve në funksion të një projekti të përbashkët madhor gjatë vitit 2015 si dhe të synohet vazhdimësia për 2016-ën e në vazhdim.

Si përfundim, u vendos që 20% e fondit të grantit të AMSHC-së të jetë pjesë e fondit të përbashkët dhe të shkojë për financimin e projekteve strategjike të cilët do të financohen edhe nga donatorët e tjerë që operojnë në vendin tonë.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së