Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 29.10.2014

Ftesë për pjesëmarrje në takimin: "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik" në qytetet Lezhë dhe Shkodër

Në vijim të takimeve konsultative me shoqërinë civile, me synim bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet AMSHC-së dhe Shoqatës/Institucionit tuaj, Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin: "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik", që do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 nëntor 2014, përkatësisht në qytetin e Lezhës dhe Shkodrës.

Në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme dhe Afatgjatë në funksion të përmbushjes së misionit të saj, AMSHC-ja është duke mbledhur informacione dhe shkëmbyer opinione me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e shoqërisë civile si OJF, nisma qytetare, institucione akademike, qëndra kërkimore, fondacione dhe partnerë.

Duke vlerësuar rëndësinë që kanë informacioni, ekspertiza dhe opinionet tuaja, AMSHC-ja ju fton të bëheni pjesë e procesit konsultativ që do të realizohet me shoqërinë civile, në takimin e organizuar për këtë qëllim.

Takimi zhvillohet në:

LEZHË
    Data:  5 nëntor 2014
    Ora:    12:00
    Vendi:  Salla "At Gjergj Fishta", Biblioteka e qytetit, Lezhë

SHKODËR
    Data:  6 nëntor 2014
    Ora:    12:00
    Vendi:  Biblioteka "Marin Barleti", Shkodër


OJF-të e zonave respektive do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre për hartimin e Strategjisë afatmesëm dhe afatgjatë sa më gjithëpërfshirëse si dhe identifikimin e fushave prioritare për ndërhyrje.

Për të lehtësuar dhënien e opinioneve tuaja, ju paraqesim paraprakisht formularin e pyetësorit, pikat e të cilit do të jenë pjesë e diskutimit në aktivitet.
Shkarkoni këtu Formularin e Pyetësorit

Në pamundësi të pjesëmarrjes suaj në takim, ju lutemi ta plotësoni pyetësorin dhe ta dërgoni me e-mail në adresën info@amshc.gov.al

Në datat 7, 8, 9 tetor 2014, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) zhvilloi takime konsultative me shoqërinë civile në Vlorë, Pogradec dhe Tiranë nën moton: "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik". Për më shumë mbi këto aktivitete klikoni këtu.


Ju mirëpresim




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së