Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 30.09.2014

Ftesë për pjesëmarrje në takimin: "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik" në qytetet Vlorë, Pogradec dhe Tiranë

Me synim bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet AMSHC-së dhe Shoqatës/Institucionit tuaj, Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin: "Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik".

Në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme dhe Afatgjatë në funksion të përmbushjes së misionit të saj, AMSHC-ja është duke mbledhur informacione dhe shkëmbyer opinione me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e shoqërisë civile si OJF, nisma qytetare, institucione akademike, qëndra kërkimore, fondacione, partnerë.

Duke vlerësuar rëndësinë që kanë informacioni, ekspertiza dhe opinionet tuaja, AMSHC-ja ju fton të bëheni pjesë e procesit konsultativ që do të realizohet me shoqërinë civile, në takimin e organizuar për këtë qëllim.

Takimi zhvillohet në:

VLORË
    Data:  7 Tetor 2014
    Ora:    11:00 - 13:30
    Vendi:  Pallati i Kulturës, Vlorë

POGRADEC
    Data:  8 Tetor 2014
    Ora:    11:00 - 13:30
    Vendi:  Hotel Millenium, Tushemisht, Pogradec

TIRANË
    Data:  9 Tetor 2014
    Ora:    10:00 - 12:30
    Vendi:  Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë


OJF-të e zonave respektive do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre për hartimin e Strategjisë afatmesëm dhe afatgjatë sa më gjithëpërfshirëse si dhe identifikimin e fushave prioritare për ndërhyrje.

Për të lehtësuar dhënien e opinioneve tuaja, ju dërgojmë paraprakisht një pyetësor të shkurtër.
Përgjigjet tuaja të vlefshme do të përmblidhen dhe do te jenë pjesë e diskutimit në aktivitet.
Plotësojeni pyetësorin dhe dërgojeni me e-mail në adresën info@amshc.gov.al

Ju lutemi gjeni bashkëngjitur kësaj ftese:

Ju mirëpresim




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së