Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME

Proces i hapur konsultativ online me shoqërinë civile lidhur me prioritetet kryesore të Thirrjes së radhës për projekt-propozime

Tiranë, 19 janar 2015

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC-ja), në përmbushje të misionit të saj, është e përkushtuar të promovojë, mbështesë dhe mbrojë parimet e dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në mbledhjen e Bordit Mbikëqyrës të AMSHC-së, zhvilluar në datën 15.01.2015, u vendos organizimi i një procesi të hapur konsultativ me shoqërinë civile me qëllim marrjen e feedback-ut lidhur me përcaktimin e fushave prioritare të thirrjes së radhës duke konsideruar prioritetet e parashikuara me ligj.

Duke synuar avancimin e mëtejshëm në përmbushjen e misionit të saj, që është nxitja, nëpërmjet asistencës financiare, e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile, në të mirë dhe në interes të publikut, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është duke punuar për nxjerrjen e thirrjes së radhës për mbështetje financiare të organizatave të shoqërisë civile.

Për realizimin e këtij procesi ftohen përfaqësuesit e shoqërisë civile që mendimet e tyre t'i dërgojnë online deri më datë 28.01.2015, me e-mail në adresën info@amshc.gov.al ose Facebook dhe Twitter.

Gjithashtu, në këtë kuadër, Agjencia fton të gjitha OJF-të dhe aktorët e tjerë që veprojnë në sektorin e shoqërisë civile, të marrin pjesë në takimin konsultativ që do të zhvillohet në datë 26.01.2015 në Tiranë dhe të shprehin mendimet e tyre në lidhje me prioritetet që duhet të përfshihen në këtë thirrje.

Ky takim organizohet për të pasur një mbështetje financiare sa më të mirë dhe më të efektshme, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve dhe veprimtarive social-demokratike, nismave qytetare të Organizatave të shoqërisë civile, në funksion të krijimit të një shoqërie civile të fortë, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, që vepron në një mjedis social të shëndoshë, për krijimin e një demokracie funksionale dhe për përshpejtimi e proceseve integruese ne BE.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së