Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME

MË SHUMË SOLIDARITET PËR KË PO HUMBET GJITHÇKA

Tiranë, 3 shkurt 2015



Situata tragjike në jug dhe juglindje të Shqipërisë shtyu AMSHC-në të ndryshojë rrjedhën e zakonshme të aktiviteteve të saj.

Bordi i Agjensisë me anën e një kontributi simbolik, (duke dhuruar pagesat e përcaktuara për mbledhjet e tij) krijon premisat për fillimin e një fushate solidariteti të shoqërisë civile me zonat e nënshtruara nga forca e natyrës. Besojmë se solidariteti ndaj atyre që në këto momente kanë uri, ftohtë dhe trishtim, për mënyrën sesi jeta e tyre u fshi në pak minuta, do jetë përgjigjia më e mirë që një qytetërim mund të ofrojë për qytetarët e tij.

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) fton të gjitha Organizatat jo-fitimprurëse, Fondacionet si dhe të gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë civile t'i bashkohen këtij momenti, për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet që ndodhen në kushte ekstreme jetese me kontribute të tilla si: batanije, ushqime, veshmbathje e gjithçka tjetër që mendoni se mund t’u nevojitet njerëzve në nevojë.

Nga data 3 shkurt 2015 zyrat e AMSHC do të jenë të hapura në çdo moment dhe në dispozicionin tuaj, për të ndërmjetësuar ndihmën që do të ofrohet për zonat që aktualisht ndodhen nën ujë.

Besojmë pa kushte tek solidariteti.

Adresa: Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë
Numër kontakti: 0682144189
E-mail: info@amshc.gov.al

Në orët në vazhdim do t’ju njoftojmë për nevojat që do të dalin në vazhdimësi.

Kush ka mundësi të aktivizohet vullnetarisht të regjistrohet në këtë formular, kliko këtu.

Lista e vullnetarëve dhe kontributet e tyre do të publikohen në faqen zyrtare të AMSHC-së.

Ju faleminderit

***

MORE SOLIDARITY FOR EVERYONE LOSING EVERYTHING

Tirana, 3 February 2015

The tragic situation of our people caused by the weather in the south and southeast of Albania, urged ASCS to change the ordinary course of its activities.

The Supervisory Board of the Agency, through a symbolic contribution (by donating their meeting fees) creates the premises to launch a civil society solidarity campaign with the areas, submitted by the force of nature. We believe that solidarity with those who in these moments are hungry, cold and sad, and of how their lives were discarded in a few minutes, will be the best answer that a civilization can provide for its citizens.

The Agency for the Support of Civil Society (ASCS) invites all non-profit organizations, foundations and all other actors of civil society sector to join to this difficult moment, by assisting and facilitating the families who are living in extreme conditions, with contribution such as blankets, food, clothes and everything else, that you think these people might need.

From 3rd February 2015, the ASCS offices will be open at any time and will be at your disposal, to mediate the assistance provided for the areas that are currently under water.

We believe unconditionally at your solidarity.

Address: Street "Frosina Plaku", no. 58 Observatory Building, Second Floor, Tirana
Contact number: 0682144189
E-mail: info@amshc.gov.al

We will inform you, continuously, of the following needs.

The list of volunteers and their contributions will be published on the official website of the ASCS.

Thank you


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së