Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME

Deklaratë për Shtyp - "Në ndihmë të zonave të përmbytura"

Tiranë, 4 shkurt 2015

Gjatë këtyre ditëve të fundit të gjithë kemi mundur të ndjekim zhvillimin e ngjarjeve të vështira në jug të vendit.

Tashmë gjendemi para një situate tepër të vështirë, ku me qindra familje dhe mijra qytetarë të këtij vendi janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të zaptuara tashmë nga ujrat e rrëmbyeshëm.

Rreth 5000 ha tokë të shpërndarë në 3 prefektura të vendit gjenden të mbuluara nga uji i shirave të pandalshëm, të cilët edhe gjatë ditës së sotme priten ta rëndojnë edhe me tej situatën.

Në një situatë të tillë me kaq shumë vështirësi dhe me kaq shumë njerëz në vuajtje lind natyrshëm nevoja për t'u solidarizuar dhe për të ndihmuar ata bashkëqytetarë të cilët tashme jo vetëm kanë humbur gjithcka, por gjenden edhe në vështirësi të madhe për mjete bazike.

Roli i organizatave të shoqërisë civile ka qenë gjithmonë vendimtar në plotësimin e nevojave humanitare gjatë emergjencave të tilla. Ekspertiza që shumë prej organizatave kanë akumuluar gjatë këtyre viteve është absolutisht e nevojshme për t'i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

Për t'i ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve me nevoja imediate ushqimore dhe veshmbathjesh, AMSHC po nis sot nismën “Në Mbështetje të Zonave të Përmbytura”, me anë të kësaj nisme AMSHC në koordinim me organizatat e tjera të shoqërisë civile dhe aktorë të ndryshëm të saj do të koordinojë punën për mbledhjen e ndihmave emergjente si ushqime, veshmbathje dhe batanije.

Gjithashtu në koordinim me shtabin e emeergjencave civile, AMSHC po mbikqyr nga afër situatën, për të evidentuar vendet me nevojën më të madhe për këto ndihma.

E përsërisim, si një nevojë e menjëhershme, i bëjmë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të saj të organizohen dhe të japin kontributin e tyre me vullnetarë, pako ushqimore dhe veshmbathje, brenda një kohe sa më të shkurtër në mënyrë që të kemi mundësi të gjendemi pranë këtyre banorëve me ndihma në një kohë të përshtatshme.

Folës:
  • Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
    - Drejtori Ekzekutiv – Andi Kananaj
    - Anëtari i Bordit Mbikëqyrës – Aldo Merkoçi
  • Organizata "Përtej barrierave" – Irena Topalli
  • Banka e Ushqimit – Food bank – Irene Margariti
Organizata "Përtej Barrierave dhe Banka e Ushqimit do të kenë rol koordinues dhe do të vazhdohet një fushatë vullnetarizimi dhe mbledhje ndihmash deri në datë 8 shkurt ditën e dielë.

Mirëpriten të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.



***

Press Release - "Helping flooded areas"

Tirana, 4 February 2015

During these last few days, we all have followed the development of difficult situation in the south of our country.

Now we are facing a very difficult situation, where hundreds of families and thousands of citizens of our country, are forced to abandon their homes, now occupied by the rushing waters.

About 5,000 hectares of land, distributed in three Prefectures of our country are covered by long-lasting rain water, which even during the present day are expected to worsen the situation.

In a situation like that, with so many difficulties and with so many people suffering , naturally it becomes necessary to be in solidarity and to help those fellow citizens who now, not only have lost everything, but also, are in great difficulties for basic living articles.

The role of civil society organizations has always been crucial in meeting the humanitarian needs during such emergencies. The expertise that many of the organizations have accumulated during these years is absolutely necessary to help the citizens in flooded areas.

To help these citizens with their immediate needs for food and clothes, the ASCS is launching today, the initiative “In Support of the Flooded Areas" Through this initiative the ASCS, in coordination with other organizations of civil society and its various actors, will coordinate the work for the collection of emergency aid, such as food, clothing and blankets.

Also, in coordination with Civil Emergency Staff, the ASCS is monitoring the situation closely, to identify the areas being in the greatest need for such assistance.

Once again, as an immediate need, we call upon all civil society organizations and its stakeholders, to organize and to give their contribution by volunteers, food packages and clothing, within the shortest possible time, in order to find ourselves close to these citizens with our assistance in their difficult time.

Speakers:
  • Agency for the Support of Civil Society (ASCS)
    - Andi Kananaj, Executive Director
    - Aldo Merkoçi, member of the Supervisory Board
  • The Organization “Beyond the Barriers” - Irena Topalli
  • Food Bank - Irene Margariti
  • “Beyond the Barriers” Organization and the Food Bank will have a coordinating role and will continue volunteering initiative and the collection of articles to date 8 February, on Sunday.

    The entire interested are welcomed to attend.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së