Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 18.02.2014

Trajnim orientues për Thirrjen Nr. 7, në qytetet Shkodër, Pogradec dhe Tiranë

Për të qenë sa më afër shoqërisë civile në asistencë teknike, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), do të organizojë një trajnim orientues me qëllim ofrimin e udhëzimeve për plotësimin e formularit të aplikimit si dhe dokumenteve ligjore që duhen paraqitur si pjesë e aplikimit për Thirrjen Nr. 7, sipas standardeve të kërkuara nga AMSHC-ja.

Synimi i AMSHC-së është nxitja e përfshirjes dhe e bashkëpunimit me të gjithë aktorët e shoqërisë civile, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të nismave civile, për një pjesëmarrje aktive në proceset sociale.

Për këtë arsye inkurajojmë të interesuarit të marrin pjesë në trajnimin orientues, i cili do të mbahet në:

SHKODËR
Data: 24 shkurt 2015
Ora: 11:00
Vendi: Pranë Bibliotekës "Marin Barletit", Shkodër

POGRADEC
Data: 26 shkurt 2015
Ora: 12:00
Vendi: Hotel "Millenium", Tushemisht, Pogradec

TIRANË
Data: 2 mars 2015
Ora: 10:00
Vendi: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kati II, Tiranë


Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në takim, ju lutemi regjistrohuni elektronikisht.
Plotësoni elektronikisht këtu Formularin e Regjistrimit


Ju mirëpresim


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së