Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 23.02.2015

Njoftim për kandidaturat nga shoqëria civile për Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar (KKAK)

Në zbatim të, pikës 2, Nenit 12, të Ligjit Nr 93/2014, Dt. 28.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, pikës 2, Nenit 2, të VKM Nr.48, 21.01.2015, Neni 2, pika 2, “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar” dhe pikës 3.2 të Urdhërit Nr. 12, datë 9.02.2015 të Kryeministrit “Për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”, shpallet konkurimi për kandidaturat për përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
  1. Çdo Organizatë e Personave me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë dy kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 5(pesë) Antarë, për të përfaqsuar Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
    1. Të jetë shtetas shqiptar
    2. Të jetë individ me aftësi të kufizuar ose prind si mbështetës në vendimarrje
    3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë
    4. Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral
    5. Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e inisiativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar
    6. Përbëjnë avantazh kandidaturat femra

    Dokumentacioni i kërkuar:
    1. Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën
    2. Curriculum Vitae e individit të propozuar
    3. Fotokopje e kartës identitetit
    4. Dokument që identifikon llojin e aftësisë së kufizuar
    5. Fotokopje e Diplomës e shkollës së lartë
    6. Dy referenca nga institucione dhe/ose organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme
    7. Çertifikata e regjistrimit të Shoqatës/OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e Shoqatës/OJF

  2. Çdo Organizatë për Personat me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë dy kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 2(dy) Antarë, për të përfaqsuar Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
    1. Të jetë shtetas shqiptarë
    2. Të jetë individ me aftësi të kufizuar
    3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë
    4. Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral
    5. Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e inisiativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar
    6. Përbëjnë avantazh propozimet e ardhura nga organizata , misioni i të cilave lidhet direkt me fushën e aftësisë së kufizuar dhe që kanë kontribuar për aftësinë e kufizuar nëpërmjet shërbimeve, botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera
    7. Përbëjnë avantazh kandidaturat femra
    Dokumentacioni i kërkuar:
    1. Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën
    2. Curriculum Vitae e individit të propozuar
    3. Fotokopje e kartës identitetit
    4. Fotokopje e Diplomës, e shkollës së lartë
    5. Dy referenca nga institucione, organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme
    6. Listë e botimeve, vëzhgimeve, raporteve dhe kopje të tyre
    7. Çertifikata e regjistrimit të Shoqatës/OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e Shoqatës/OJF

  3. Afati i paraqitjes së kandidaturave është 15 ditë , nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, në faqen elektronike zyrtare të Kryeministrisë

  4. Dokumentacioni , si më sipër, do të dorëzohet në zyrën e Sekretariatit Teknik të KKAK, në adresën:
    • Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
      Rruga e Kavajës, Nr.1
      Tiranë


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së