Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




NJOFTIME Datë 27.02.2015


DREJTORIA E JETËSIMIT TË PRIORITETEVE DHE
SEKRETARIATIT EVROPIAN


Konsultimin Publik për

UDHËRRËFYESIN
e politikës së Qeverisë për të krijuar mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile


“Udhërrëfyesi i politikës së Qeverisë për të krijuar mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile” është një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare. Kjo nismë e Qeverisë shqiptare pritet të kontribuojë edhe më tej në rritjen e një bashkëpunimi më të mire dhe transparent mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues dhe të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Ministria e Integrimit Evropian fton të gjithë aktorët e interesuar, për të qenë pjesë e procesit të konsultimit të këtij dokumenti dhe inkurajon çdo qytetar apo organizatë të shoqërisë civile të dërgojë në rrugë elektronike çdo koment dhe sugjerim mbi këtë dokument.

Në menunë e mëposhtme mund të shkarkohet draft Udhërrëfyesi i politikës së Qeverisë për të krijuar mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile si dhe Plani i tij i Veprimit.

Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t'i dërgoni në adresën: sshcs.mie@integrimi.gov.al

  • Fusha e politikave: Shoqëria Civile.
  • Grupet e synuara: Të gjithë qytetarët dhe shoqatat/organizatat e shoqërisë civile apo organizata jofitimprurëse janë të lutura të kontribuojnë në këtë konsultim. Kontributet janë veçanërisht të kërkuara nga organizatat e shoqërisë civile të cilat përfaqësojnë gjithë sektorët e shoqërisë civile si: demokratizimi, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE, zhvillimi ekonomik, territorial dhe mjedisor, mirëqënia dhe shërbimet sociale, etj.
  • Parimet e procesit të konsultimit: Gjithëpërfshirja, transparenca, efektiviteti, dialogu, përgjegjshmëria, qendrueshmëria.
  • Periudha: 25 shkurt – 15 mars.
  • Objektivi: Objektivi i këtij procesi konsultimi është mbledhja e kontributeve nga të gjitha palët e interesuara mbi shqyrtimin e draft Udhërrëfyesit të politikës së Qeverisë për të krijuar mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile.
  • Tipi i konsultimit: Publiku dhe Shoqëria Civile – 1 mars – 15 mars
    Njoftimet dhe procedurat në lidhje me procesin e konsultimit do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Integrimit Evropian.

    Në faqen e internetit: Draft dokumenti i Udhërrëfyesit do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Integrimit Evropian për një periudhë kohore (25 shkurt - 9 mars). Gjatë kësaj periudhe publiku mund të dërgojë komente nëpërmjet një adrese e-mail-i të dedikuar për këtë proces. Komentet mund të jenë anonime ose jo. Të gjithë kontributet do të përpilohen mbas mbylljes së procesit të konsultimit në një raport i cili do të vihet në dispozicion për publikun në faqen e internetit të Ministrisë së Integrimit Evropian.

    Takime konsultative: Përmes asistencës së Projektit TACSO, zhvillimi i 4 takimeve konsultative me grupet e interesit dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, organizatave jofitimprurëse dhe organizatave ndërkombëtare në qytetet kryesore në periudhën 5 – 9 mars. Gjatë këtyre takimeve konsultimi do të mundësohet njoftimi dhe pjesëmarrja e sa më shumë organizatave që përfaqësojnë të gjithë sektorët e shoqërisë civile nga çdo qark. Takimet do të zhvillohen në një vend lehtësisht të aksesueshëm për publikun. Kalendari i takimeve konsultative do të publikohet gjithashtu në faqen e internetit të Ministrisë së Integrimit Evropian dhe në rrjetet sociale.

Kalendar paraprak i takimeve:
  • 5 mars, ora 11:00 - Vlorë - tek EU info center
  • 9 mars, ora 11:00 - Pogradec - Hotel Millenium, Tushemisht
  • 10 mars, ora 11:00 - Shkodër, EU info center
  • 11 mars, ora 10:00 - Tiranë - Salla "Consortium", Hotel Tirana


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së