Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





NJOFTIME Datë 21.10.2015



Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Thirrje për Shprehje Interesi

#SëBashku për promovimin e harmonisë dhe vlerave ndërfetare


Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në kuadër të projektit “Parandalimi i radikalizmit fetar tek të rinjtë” fton organizata dhe grupime të shoqërisë civile me fokus tek çështjet e të rinjve, grave, edukimi qytetar, harmonia fetare, pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar etj. të aplikojnë me ide dhe propozime konkrete që synojnë parandalimin e radikalizmit fetar, ndërgjegjësimin dhe promovimin e vlerave ndërfetare në komunitetet vendore. Nismat e përzgjedhura do të bashkë-zbatohen në kuadër të projektit të IDM me mbështetjen e Ambasadës së ShBA në Shqipëri.

Informacion mbi studimin e IDM “Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri”

Në kuadër të projektit “Parandalimi i radikalizmit fetar tek të rinjtë” IDM ndërmori një hulumtim (Shtator 2014-Maj 2015) për të identifikuar shkallën e fenomenit si edhe faktorët dhe shkaqet e tij.
Studimi i IDM konstaton se ndonëse radikalizmi fetar në Shqipëri ndodhet në fazat e hershme të tij, mungesa e vëmendjes dhe përfshirjes në trajtimin e faktorëve nxitës ose mundësues të tij mund t’i shërbejë përkeqësimit të fenomenit. Hulumtimi po ashtu vëren pasivitet për trajtimin dhe parandalimin e radikalizimit fetar tek një pjesë e mirë e institucioneve shtetërore, veçanërisht tek institucionet jashtë spektrit të sigurisë, si edhe tek aktorë jo-shtetërorë. Fenomeni i radikalizimit fetar mund të zhvillohet më tej për shkak të mungesës së një bashkëpunimi përmbajtësor në drejtim të parandalimit të fenomenit midis autoriteteve shtetërore jashtë fushës së sigurisë dhe drejtuesve të komuniteteve fetare.

Bazuar në gjetjet e hulumtimit, studimi rekomandon përfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë në parandalimin e fenomenit të radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Specifikisht, shoqëria civile duhet të kontribuojë për kundërshtimin e ideologjive dhe agjendave ‘proaktive’ të grupeve radikale fetare përmes krijimit të forumeve në të cilat marrin pjesë aktive opinion-bërës, drejtues fetarë dhe teologë. Zbutja e perceptimeve dhe efekteve të përjashtimit shoqëror dhe margjinalizimit, sidomos midis të rinjve në kërkim të punësimit, mund të realizohet përmes nismave të shoqërisë civile me fokus tek rinia, gratë dhe komuniteteve të cënueshme nga fenomeni. Shoqëria civile duhet të angazhohet jo vetëm për evidentimin por edhe adresimin e rasteve të shkeljes së të drejtave nga institucionet shtetërore.

Informacion mbi thirrjen: “Ftesë për ide – #SëBashku për promovimin e harmonisë dhe vlerave ndërfetare”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – IDM fton grupe dhe organizata të shoqërisë civile të zhvillojnë propozime konkrete për adresimin e sfidave dhe faktorëve të radikalizimit fetar tek të rinjtë, promovimin dhe ndërgjegjësimin për vlerat e harmonisë fetare në komunitetet vendore tëqarkut të Korçës (Bashkia Pogradec), Elbasanit (Bashkitë Përrenjas, Librazhd, dhe Cërrik), Dibrës(Bashkitë Bulqizë dhe Peshkopi), dhe qarkut Kukës.

Objektivat:
Propozimet duhet të adresojnë një ose disa prej objektivave të mëposhtëm:
  1. Ndërgjegjësimi dhe informimi i komuniteteve vendore dhe grupeve të ndryshme të shoqërisë mbi fenomenin e radikalizmit fetar dhe nevojën e parandalimit të tij
  2. Promovimi i vlerave të harmonisë fetare, bashkëpunimit të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në nivel vendor dhe nxitja e mekanizmave me bazë komunitare për parandalimin e tij
  3. Edukimi i vlerave qytetare tek të rinjtë dhe nxitja e nismave kundër diskriminimit dhe paragjykimeve me bazë fetare
Aktivitetet:
Propozimet e përzgjedhura do të zbatohen nën drejtimin e IDM në kuadër të projektit “Parandalimi i radikalizmit fetar tek të rinjtë” ndërsa aktivitetet konkrete mund të përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek): fushata informimi dhe ndërgjegjësimi, forume diskutimi, trajnime, materiale informuese dhe aktivitete të tjera në nivel vendor.

Kohëzgjatja dhe financimi:
Nismat e propozuara duhet të zbatohen brenda një periudhe prej jo më shumë se 3 muajsh (Nëntor 2015 – Janar 2016). Shpenzimet e zbatimit të tyre do të mbulohen nga fondet e Projektit “Parandalimi i radikalizmit fetar tek të rinjtë”, ndërsa kostoja totale duhet të jetë midis 3,000$ dhe 5,000$.

Aplikimi:
Aplikimet dorëzohen nëpërmjet postës elektronike tek info@idmalbania.org (Titulli i mesazhit – Aplikim “Nisma #SëBashku”) Afati i aplikimit është 23 tetor 2015.

Shkarkoni dokumentet e aplikimit:
  1. FORMULAR APLIKIMI
  2. Tabela e Kostos Financiare

Materiali gjendet në faqen zyrtare të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM):
http://idmalbania.org/?p=5785&lang=sq


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së