Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për politikën qeverisëse
drejt një mjedisi mundësues
për zhvillimin e shoqërisë civile 2019–2023
(i rishikuar)

Asistenca Teknike
e Delegacionit të BE

Nëntor 2017 - Korrik 2018




Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




NJOFTIME

NJOFTIM PËR KANDIDIM

PËR

PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE NGA SHOQËRIA CIVILE
PËR KËSHILLIN KOMBËTAR PËR AFTËSINË E KUFIZUAR (KKAK)

Datë 21 tetor 2019

Në zbatim të pikës 2, nenit 12, të Ligjit nr. 93/2014, datë 28.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, pikës 2, nenit 2, të VKM nr. 48, 21.01.2015, pikës 2, nenit 2, “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar” dhe pikës 3.2 të Urdhërit nr. 12, datë 9.02.2015 të Kryeministrit “Për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”, shpallet konkurrimi për kandidaturat për përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.

  1. Çdo Organizatë e Personave me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë 2 (dy) kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 5 (pesë) anëtarë, për të përfaqësuar Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar në KKAK.

    Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
    • Të jetë shtetas shqiptar;
    • Të jetë individ me aftësi të kufizuar ose prind si mbështetës në vendimmarrje;
    • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
    • Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral;
    • Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar;
    • Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.

      Dokumentacioni i kërkuar:
    • Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën;
    • Curriculum Vitae e individit të propozuar;
    • Fotokopje e kartës identitetit;
    • Dokument që identifikon llojin e aftësisë së kufizuar;
    • Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë;
    • Dy referenca nga institucione/ organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme;
    • Certifikata e regjistrimit të shoqatës/ OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e shoqatës/ OJF.


  2. Çdo Organizatë për Personat me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë 2 (dy) kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 2 (dy) anëtarë, për të përfaqësuar Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuar në KKAK.

    Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
    • Të jetë shtetas shqiptar;
    • Të jetë individ me aftësi të kufizuar;
    • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
    • Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral;
    • Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar
    • Përbëjnë avantazh propozimet e ardhura nga organizata , misioni i të cilave lidhet direkt me fushën e aftësisë së kufizuar dhe që kanë kontribuar për aftësinë e kufizuar nëpërmjet shërbimeve, botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera;
    • Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.

    Dokumentacioni i kërkuar:

    • Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën;
    • Curriculum Vitae e individit të propozuar;
    • Fotokopje e kartës identitetit;
    • Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë;
    • Dy referenca nga institucione/ organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme;
    • Listë e botimeve, vëzhgimeve, raporteve dhe kopje të tyre.
    • Certifikata e regjistrimit të shoqatës/ OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e shoqatës/ OJF.

Afati i paraqitjes së kandidaturave është 15 ditë nga dita e shpalljes së këtij njoftimi në faqen elektronike zyrtare të Kryeministrisë.


Dokumentacioni, si më sipër, do të dorëzohet në zyrën e Sekretariatit Teknik të KKAK, në adresën:


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Rruga e Kavajës, Nr. 1
Tiranë








Ju ftojmë të vizitoni Platformën:

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së