Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





THIRRJE PËR PROJEKTE

Thirrje Nr. 1 për Projekte
(1 - 15 Tetor 2010)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë vetëm Koncept-Idetë (Dokument Koncept; max 3-4 fq.) pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve). Me koncept-idetë e përzgjedhura do të organizohet në Tiranë, më 30 Tetor 2010, pranë Hotel Rogner Europapark, Panairi i Ideve, ku cilido i interesuar, në funksion të konkurimit të barabartë dhe të një transparence maksimale, mund të lexojë koncept-idetë e përzgjedhura. Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin (po me rrugë postare), projekt-propozimet e tyre të plota. Dhe pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, më 15 Nëntor 2010 do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

Në këtë thirrje të parë AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhteme:

  1. Lufta kundër korrupsionit;

  2. Lufta kundër trafikimit te qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj;

  3. Kundër dhunës në familje;

  4. Kundër dhunës ndaj fëmijëve;

  5. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/ kultivimin e ndjenjës komunitare;

  6. Ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social, ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile; ndërtimi i kapaciteteve për të ofruar shërbime që aktualisht mungojnë në tregun e shërbimeve sociale;

  7. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;

  8. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;

  9. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;

  10. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit, vendim marrjes dhe monitorimit të politikave publike.

Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.

Koncept- idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. (Ref: formulari i aplikimit, kriteret e vleresimit).

Financimi me grante për projekte:

  • Afatshkurtra (deri 12 muaj); max. 5 milionë lekë

  • Afatgjata (mbi 12 muaj); max. 10 milionë lekë

Afati i fundit kohor për dorëzimin (vetëm me rrugë postare) të koncept idesë është data 15 Tetor 2010. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të dhëne kohor nuk do të merren parasysh.
Ftesa
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile organizoi "Panairin e Ideve", ku ftoi të gjitha subjektet që aplikuan por edhe ato që nuk aplikuan me projekt propozime në pergjigje të Thirrjes sonë të Parë, aktorë të shoqërisë civile, si dhe cilindo të interesuar, për të vizituar këtë panair.
Ky aktivitet u organizua ditën e Shtunë, 30 Tetor, ora 10.30 ë 14.30 në "Hotel Rogner Europapark", Tiranë.

Ashtu siç e kemi theksuar, në funksion të konkurrimit të hapur dhe të transparencës maksimale, të gjitha koncept idetë e përzgjedhura, bashkë me vlerësimin e tyre në pikë u afishuan në mënyrë që të mund të lexoheshin dhe vlerësoheshin drejtpërdrejt nga vizitorët. Në fund u shërbye edhe një koktejl.


Lista e Projekteve Fituese
Shënim: Listimi është bërë sipas rendit alfabetik të OJF-ve

Analizë e Shpërndarjes së Projekteve për Thirrjen e Parë



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së