INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





THIRRJE PËR PROJEKTE

Thirrje Nr. 2 për Projekte
(18 Mars - 8 Prill 2011)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në përputhje me misionin dhe objektivat e saj që kanë për qëllim nxitjen, nëpërmjet asistencës financiare, të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile, krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut, mbështetur në strategjinë e programit qeveritar dhe në Statutin e Agjencisë, në kuadrin e strategjisë së zhvillimit të turizmit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpall Thirrjen Nr. 2, duke ftuar organizatat e shoqërisë civile të konkurrojnë me projekt-propozime që mbulojnë fushat e mëposhtëme:

  1. Për një mjedis më cilësor në funksion të turizmit dhe veprimtari për një zhvillim të qëndrueshëm të tij (Krijimi i kushteve optimale, si: pastrimi i mjedisit, eliminimi i ndotjes akustike, ndërtimi i faciliteteve të përkohshme (portative) apo të përhershme higjeno-sanitare, etj);

  2. Kultura e shërbimit si një instrument i përmirësimit cilësor të zhvillimit të turizmit shqiptar. (Në restorante, hotele/shtëpi pritjeje, bare, mjedise argëtuese e të përbashkëta, etj);

  3. Nxjerrja në pah e traditave dhe trashëgimisë kulturore në zonat turistike të vendit (si: zhvillimi i veprimtarive kulturore-sportive-argëtuese, guida turistike, monumentet kulturore, kostumet kombëtare, muzika dhe kuzhina tradicionale, prodhime artizanale, modele jetese, etj).

Kohëzgjatja e projekteve nuk duhet të jetë më pak se dy muaj dhe jo më shumë se katër muaj.
Shuma e kërkuar prej AMSHC-së do të jetë: Maksimumi 1 000 000 lekë


Projekt - propozimi i plotë duhet të jetë i shoqëruar me dokumentet e mëposhtëme:


  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);

  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);

  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);

  4. NIPT-i (i noterizuar);

  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);

  6. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2007 - 2010). (Ky vërtetim lëshohet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare).

  7. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);

  8. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PëSSHB;

  9. CV të Organizatës;

  10. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

Vini re: Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësipërme, sjell automatikisht skualifikimin e projekt-propozimit.


Projekt-propozimi, bashkë me dokumentet e lartpërmendura, duhen dorëzuar në zyrën e Agjencisë deri ditën e premte, datë 08 Prill 2011, ora 14:00 në adresën:
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Rr. Abdi Toptani nr. 4, (Ish Ministria e Transporteve), kati IV, Tiranë, Shqipëri


Gjithashtu, ky projekt-propozim (jo i shoqëruar me dokumentet e lartpërmendura dhe jo i skanuar, por në formatin Word), duhet të na dërgohet brenda afatit të caktuar edhe me rrugë elektronike (e-mail) në adresën: info@amshc.gov.al në mënyrë që të bëhet regjistrimi në data base-in tonë për Thirrjen e Dytë.


Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt - propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.





Lista e Projekteve Fituese
Shënim: Listimi është bërë sipas rendit alfabetik të OJF-ve



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së