Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





THIRRJE PËR PROJEKTE

Thirrje Nr. 3 për Projekte
(3 - 17 Nëntor 2011)
SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 3!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
Formulari për Koncept-Idetë
Formulari i Aplikimit
Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota
Kontrata-Tip
Raporti Përshkrues
     (pjesë integrale e Kontratës)
Formulari i Kalendarit Përfundimtar të Aktiviteteve
     (pjesë integrale e Kontratës)
Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve të Periudhës Afatmesme
     (pjesë integrale e Kontratës)
Pasqyra Financiare
     (pjesë integrale e Kontratës)
Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.


Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë ose dorazi vetëm Koncept-Idetë, max 3-4 faqe pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve).
Koncept-idetë duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).


Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin projekt-propozimet e tyre të plota. Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.


AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtëme:

  1. Lufta kundër korrupsionit;
  2. Lufta kundër trafikimit te qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj;
  3. Kundër dhunës në familje;
  4. Kundër dhunës ndaj fëmijëve;
  5. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/ kultivimin e ndjenjës komunitare;
  6. Ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social, ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile; ndërtimi i kapaciteteve për të ofruar shërbime që aktualisht mungojnë në tregun e shërbimeve sociale;
  7. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
  8. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
  9. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;
  10. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit, vendim marrjes dhe monitorimit të politikave publike.

Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.


Koncept-Idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. Formularin e aplikimit për koncept-idetë mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al


    Financimi me grante për projekte:
  1. Afatshkurtra (deri 12 muaj); max. 5 milionë lekë
  2. Afatgjata (mbi 12 muaj); max. 10 milionë lekë

Afati i fundit kohor për dorëzimin ose me rrugë postare ose dorazi, si dhe me e-mail të koncept idesë është data 17 Nëntor 2011. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të përcaktuar kohor nuk do të pranohen.






    Në fazën e dytë, vetëm aplikuesit e koncept ideve të përzgjedhura duhet të shoqërojnë Projekt - Propozimin e plotë me dokumentet e mëposhtëme:
  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
  4. NIPT-i (i noterizuar);
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
  6. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2008 - 2011). (Ky vërtetim lëshohet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare).
  7. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
  8. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PÇSSHB;
  9. CV të Organizatës;
  10. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

Vini re:
Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësipërme, sjell automatikisht skualifikimin e projekt-propozimit.


Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për koncept idetë, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.






Lista e Projekteve Fituese
Shënim: Listimi është bërë sipas rendit alfabetik të OJF-ve




SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 3!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
Formulari për Koncept-Idetë
Formulari i Aplikimit
Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota
Kontrata-Tip
Raporti Përshkrues
     (pjesë integrale e Kontratës)
Formulari i Kalendarit Përfundimtar të Aktiviteteve
     (pjesë integrale e Kontratës)
Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve të Periudhës Afatmesme
     (pjesë integrale e Kontratës)
Pasqyra Financiare
     (pjesë integrale e Kontratës)
Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së