Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




THIRRJE PËR PROJEKTE

Thirrje Nr. 4 për Projekte
(27 Dhjetor 2012 – 15 Shkurt 2013)
SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 4!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
  1. Lista përfundimtare e projekteve fituese të Thirrjes Nr. 4
  2. Lista e projekteve të përzgjedhura në Thirrjen Nr. 4
  3. Raporti Përshkrues
  4. Formulari i Kalendarit Përfundimtar të Aktiviteteve
  5. Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve të Periudhës Afatmesme
  6. Pasqyra Financiare
  7. Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar
  8. Formulari i Aplikimit
  9. Kontrata-Tip
  10. Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet vetëm dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve).

Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.
AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtëme:
  1. Lufta kundër korrupsionit;
  2. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/kultivimin e ndjenjës komunitare;
  3. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
  4. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;

Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al

Sugjerohen projekte ku vlera maksimale e kërkuar të jetë 1,000,000 (një milion) lekë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi, si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është data 15 Shkurt 2013. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtëme:
  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
  4. NIPT-i (i noterizuar);
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
  6. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2009 - 2012). (Ky vërtetim lëshohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Rajonale. Nga Drejtoritë Rajonale Tatimore lëshohen vërtetime kryesisht për 3 muajt e fundit qe keni deklaruar ose paguar. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare. Kliko këtu)
  7. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
  8. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PÇSSHB;
  9. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së);
  10. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

Vini re:
Në momentin e dorëzimit të projekt-propozimeve në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo jo në formën e kërkuar, aplikimi nuk do të pranohet.


Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) i fton përfaqësuesit e OJF-ve që veprojnë në Shqipëri për të regjistruar të dhënat e OJF-së në "Bazën e të Dhënave të OJF-ve të regjistruara në AMSHC".
Më shumë »


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së