Share:

Albanian...

Thirrje Nr. 5 për Projekte
(30 Maj - 30 Qershor 2014)

* Sqarim për kohëzgjatjen e projekt-propozimeve mbi katër muaj
** Sqarime për pikën 7 të dokumenteve që shoqërojnë projekt-propozimet do të gjeni në forumin tonë online. Kliko këtu!


Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.


OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rr Abdi Toptani Nr. 4, Kati 4, Tiranë.


Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).


Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.


AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:

  1. Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit (Lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë, etj);
  2. Forcimi i institucionit të tolerancës dhe dialogut si vlera themelore të demokracisë (të drejtat e njeriut, lufta kundër dhunës dhe diskriminimit, diversiteti si vlerë dhe pasuri për një shoqëri demokratike);
  3. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj);
  4. Fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë;
  5. Promovimi dhe menaxhimi i vlerave të trashëgimisë kulturore;
  6. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit midis organizatave të shoqërisë civile; forcimi i kapaciteteve të vetë organizatave; nxitja e përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në vendimmarrje;

Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.


Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare
në adresën: www.amshc.gov.al





• Projektet me kohëzgjatjen deri në katër muaj vlera maksimale e kërkuar të jetë
deri në 1,500,000 (milion) lekë.


*   • Projektet me kohëzgjatjen mbi katër muaj deri në një vit vlera maksimale e kërkuar të jetë
deri në 3,000,000 (milion) lekë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi, si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është
data 30 qershor 2014. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.


Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
  4. NIPT-i (i noterizuar);
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);

**
  1. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike;
  2. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

Vini re:
Në momentin e dorëzimit të projekt-propozimeve në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo jo në formën e kërkuar, aplikimi nuk do të pranohet.



Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.



Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) i fton përfaqësuesit e OJF-ve që veprojnë në Shqipëri për të regjistruar të dhënat e OJF-së në "Bazën e të Dhënave të OJF-ve të regjistruara në AMSHC".
Ky do të ishte një rast i mirë publiciteti për ju, por edhe për të na dhënë mundësinë t'ju informojmë për çdo thirrje për shprehje interesi të organizuar nga AMSHC-ja. Më shumë »

This page is hosted by The National Agency
for Information Society (NAIS)
E-mail service for the ASCS's staff
Loading...