INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




THIRRJE PËR PROJEKTE

THIRRJE NR. 6 PËR PROJEKTE
(11 gusht - 10 shtator 2014)
SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 6!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
  1. Lista e projekteve fituese të Thirrjes Nr. 6
  2. Raporti Përshkrues
  3. Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve
  4. Pasqyra Financiare
  5. Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar
  6. Formulari i Aplikimit
  7. Kontrata-Tip
  8. Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rr Abdi Toptani Nr. 4, Kati 4, Tiranë.

Për ndryshimin e adresës së zyrave të AMSHC-së do t’ju njoftojmë në faqen zyrtare në internet: www.amshc.gov.al

Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:
  1. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile dhe përfshirja në hartimin dhe në proceset e miratimit të politikave/reformave publike;
  2. Qeverisja e mirë, forcimi i institucioneve, shoqërisë dhe i dialogut, fuqizimi i të rinjve nëpërmjet vlera themelore të demokracisë (pjesëmarrja, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, kultura etj);
  3. Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi rajonal, ekonomik dhe zhvillimi i qëndrueshëm (trashëgimia kulturore, turizmi, shërbimet publike dhe inovacioni etj);
  4. Rritja e ndikimit publik dhe veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi në kuadër të përafrimit me Bashkimin Europian dhe bashkëpunimit/zhvillimit rajonal;
  5. Krijimi e konsolidimi i aftësive të shoqërisë civile në komunikimin publik dhe edukimin qytetar, nxitja e qytetarëve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për zhvillimin e komunitetit.


Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare
në adresën: www.amshc.gov.al Kohëzgjatja maksimale e projekt-propozimeve të jetë deri në katër muaj.

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi, si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është
data 10 shtator 2014. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) - origjinal ose i noterizuar;
  4. NIPT-i (i noterizuar);
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) - origjinal ose i noterizuar;
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) - origjinal;
  7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
  8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).


Vini re:
Në momentin e dorëzimit të projekt-propozimeve në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.


Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së