INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




THIRRJE PËR PROJEKTE

THIRRJE NR. 8 PËR PROJEKTE
(1 – 30 qershor 2015)
SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 8!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
  1. Lista e projekteve fituese të Thirrjes Nr. 8
  2. Raporti Përshkrues
  3. Formulari i Kalendarit të Aktiviteteve
  4. Pasqyra Financiare
  5. Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar
  6. Listë për shpenzimet që nuk mbulohen nga financimi me grante
  7. Formulari i Aplikimit
  8. Kontrata-Tip
  9. Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

Thirrja për shprehje interesi do të jetë e një natyrë stimuluese e fokusuar në organizatat e reja e veçanërisht për ato organizata të shoqërisë civile të cilat do të operojnë në bashkëfinancim me të tjerë donatorë për arsye se kjo thirrje do të jetë e vogël referuar përmasave dhe buxhetit të akorduar për realizimin e saj.

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të reja të AMSHC-së në adresën:
Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë

Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al
(Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.


Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:
  1. Nixtja e zhvillimit lokal dhe rajonal, përmes përmirësimit të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes, si dhe aktivizimit të aktorëve të zhvillimit dhe komunitetit;
  2. Nismat mjedisore për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  3. Nxitja e zhvillimit komunitar, rritja e fuqizimit të vullnetarizmit si edhe bashkëpunimit lokal dhe rajonal, përmes promovimit të mundësive për të rinjtë, artit, kulturës, traditës etj.;
  4. Zhvillimi i shoqërisë civile, përmes përmirësimit të instrumentave institucional, mekanizmave dhe mundësive;
  5. Diaspora dhe emigracioni;
  6. Promovimi i nismave të qeverisjes së mirë, përfshirë këtu luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të qyterarëve në politikbërje;


Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare
në adresën: www.amshc.gov.al

Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë jo më pak se 4 (katër) muaj.

Thirrja është e ndarë në dy komponentë:
  1. Financime të mbuluara nga AMSHC
  2. Financime të mbuluara nga donatorë të tjerë dhe AMSHC
    (Për këtë komponent është përcaktuar 20% nga fondi i përgjithshëm)

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është ditën e martë, datë 30 qershor 2015 ora 16:30. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.


Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) - origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) - origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
  8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.

Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së