INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile

Asistenca Teknike
e Delegacionit të BE

Nëntor 2017 - Korrik 2018




Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




THIRRJE PËR PROJEKTE

SHPALLET THIRRJA NR. 12 PËR PROJEKTE

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.

Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al
(Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).


Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:
  1. Rinia – Investim dhe garanci për të ardhmen evropiane të vendit
    • Fuqizimi i kapaciteteve për sipërmarrje në fusha të ndryshme zhvillimit (promovimi i produkteve vendase, zhvillimi i turizmit rural dhe urban, historike, kulturore, etnografike, folklorike, etj.)
    • Aktivizimi i grupeve studentore të ekselencës në programe të studimeve shkencore, inovative etj.
    • Rinia në tregun e vlerave (art, kulturë, inovacion etj.), ura bashkëpunimi mes gjeneratave Rinia dhe Mosha e tretë (shkëmbim eksperiencash, diskutime miqësore, histori nga e kaluara etj.)
    • Rinia në fokusin gjithpërfshirës në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm
    • Tryeza sensibilizimi dhe diskutimi, nisma për zhvillimin e aktivizmit dhe vullnetarizmit, pjesëmarrjes, sipërmarrjes, partneritet, arsimit, aftësimit profesional etj.
  2. Integrimi – Shoqëria civile si faktor, aktor dhe partner i rëndësishëm në proceset e integrimit evropian dhe rajonal të vendit
    • Sensibilizim, fuqizim kapacitetesh për një mjedis mundësues në proceset integruese
    • Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj.
    • Mirëqeverisja (Pushteti Qendror dhe Lokal), transparenca, llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, përgjegjshmëria dhe integriteti, reforma në drejtësi, rritje kapacitetesh, inovacion, monitorim, partneritet etj.
    • Fuqizim kapacitetesh në ideim, shkrim, zbatim, monitorim dhe raportim të projekteve për shoqatat rinore, rurale, të sapokrijuara; aplikimi i metodës LEADER etj.
    • Edukim qytetar në funksion të proceseve integruese (familja, shkolla, komuniteti, biznesi, institucionet shtetërore etj.)
  3. Zhvillimi Social, shërbimet sociale
    • Partneritet me grupet në nevojë në fuqizim kapacitetesh etj.
    • Mbështetje për grupet në nevojë (persona të dhunuar; grupe të traumatizuara; fëmijët e braktisur; të ngujuarit; etj.), parandalimi i konfliktit dhe dhunës; asistencë psikologjike; zgjidhje paqësore e konflikteve, mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj.
    • Fuqizimi/Diversifikimi i shërbime sociale për grupet në nevojë në garantimin e të drejtave të njeriut, në të gjithë spektrin e jetës politike, ekonomike, kulturore, sociale etj.
  4. Mjedisi, Turizmi dhe Zhvillimi i qëndrueshëm
    • Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.)
    • Aktivizmi dhe vullnetarizmi, faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe konkurrues i zhvillimit të qëndrueshëm
    • Promovimi dhe ruajtja e vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore, guidat turistike, koleksionistët, tolerancës fetare etj. si vlera historike e kombit shqiptar dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm

Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al.

Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë 5 (pesë) muaj, ndërsa koha maksimale e tyre të jetë deri në 10 (dhjetë) muaj.

Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 3.5 milion lekë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e hënë,
datë 1 Prill 2019, ora 14:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.


Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) - brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
  8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);

Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.

Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al


SHUMË E RËNDËSISHME PËR THIRRJEN NR. 12!
Dokumente themelore të cilat mund t'i shkarkoni:
  1. Raporti Përshkrues
  2. Pasqyra Financiare
  3. Udhëzim për Raportimin dhe Monitorimin Financiar
  4. Listë për shpenzimet që nuk mbulohen nga financimi me grante
  5. Formulari i Aplikimit
  6. Kontrata-Tip
  7. Formulari i Kritereve të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve të Plota

Ju ftojmë të vizitoni Platformën:

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së