Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Intervistë e Drejtorit Ekzekutiv të AMSHC-së, për Gazetën "Standard"


22 Mars 2010

Bobrati: Si do e financojmë shoqërinë civile


Në kohën e diktaturës, shqiptarëve iu dha mundësia e të mësuarit të një gjuhe perëndimore. Përmes valëve të vetme televizive në vend, Rudi Bobrati na tregoi gramatikën e gjuhës angleze, por pa e menduar se një ditë ai vetë do të punonte për vite të tëra në Perëndim. Në janar të vitit 1993, nisi punën si gazetar në Seksionin Shqiptar të BBC-s në Londër dhe shtatë vjet më vonë, në vitin 2000, u angazhua në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ku punoi deri në fund si shef i Sektorit t Përkthimeve Juridike Pranë Gjyqtarve dhe Prokurorve Ndërkombëtar. Vitet e punës në Prishtinë janë më të paharrueshmet për Rudin, pa fshehur dobësin ndaj Kosovës. Por vetëm para tri ditve, atij i është besuar një detyrë e re, ajo e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mëbshtetjen e Shoqërisë Civile. Për të, i la të gjitha dhe u rikthye në Tiranë, për një përvojë të re në administratën e djathtë. Bobrati thotë se “në besimin e Kryeministrit, do të vë gjithë integritetin tim moral”. Për “Standard” z. Rudi Bobrati tregon mekanizimin e financimit të qeverisë të të gjitha projekteve të shoqërisë civile. Z. Bobrati, i cili sjell me vete përvojën e punës në Perndim, zbardh piketat ku do të përqendrohet puna e kësaj agjencie, e cila do të jetë në varsinë e qeverisë. Gjithashtu, ai pohon burimet e financimit dhe si do të tentojë kjo strukturë e re që të krijojë të ardhura...


Z. Bobrati, ju sapo jeni emëruar drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një strukturë e re e ngritur nga qeveria për herë të parë në Shqipëri. Por cili është qëllimi i krijimit të kësaj agjencie dhe si do të funksionojë ajo?

Me iniciativën e Kryeministrit z. Sali Berisha dhe me propozimin e Këshillit të Ministrave, në mars të vitit 2009, Kuvendi i Shqiprisë miratoi ligjin 10093, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqrisë Civile”. Ndërsa në muajin korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave mori vendimin për Miratimin e Statutit të AMSHC. Misioni i kësaj agjencie është nxitja, nëprmjet asistencës financiare, e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqrisë civile dhe krijimi i kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut, në përputhje me nenin 4 të ligjit dhe me përparsitë e strategjitë e programit qeveritar, sipas fushave përkatëse.


... Dhe cilat janë objektivat e kësaj agjencie?

Sëpari, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile synon nxitjen dhe bashkëpunimin me Organizatat Jo-Fitimprurse (OJF), që kanë objekt të punës mbikqyrjen e luftës kundër korrupsionit, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj, kundër dhunës në familje e kundër dhunës ndaj fëmijëve. Së dyti, synon nxitjen e qytetarëve në veprimtari, përfshirjen e pjesëmarrjen e tyre për zhvillimin e komunitetit. Për më tepër, synon krijimin dhe konsolidimin e aftësive të shoqrisë civile. Zhvillimin e bashkëpunimit ndërsektorial dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqrisë civile. Rritjen e ndikimit publik dhe veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile. Zhvillimin e sipërmarrjes shoqërore dhe punësimit në sektorin jofitimprurës. Rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit dhe të miratimit të politikave publike.


Cili është mekanizmi i saj, si do të menaxhohet agjencia?

Drejtimi dhe administrimi i AMSHC-ës kryhet nga Bordi Mbikëqyrës dhe Drejtori Ekzekutiv. Si mund të shihet, me ngritjen e kësaj agjencie, Shqipëria hedh edhe një hap tjetër drejt integrimit të saj evropian, drejt destinacionit të saj të natyrshëm e historik, Evropës, si e quajmë Bashkimin Evropian. Ky është një tregues i vëmendjes gjithnjë e më të madhe të qeverisë në drejtim të forcimit e konsolidimit të shoqërisë civile, të nxitjes së iniciativave qytetare, të rritjes së rolit e fuqizimit të zërit të përfaqësuesve të interesave të publikut shqiptar, por edhe të rritjes së kujdesit për shtresat apo komunitetet në nevojë.


Cila do të jetë varësia e saj nga qeveria?

Agjencia do të veprojë në përputhje me përparsitë dhe strategjitë e programit qeveritar, por veprimtaria e saj, në thelb të së cilës është shpërndarja e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile, do të jetë krejtësisht jashtë politikës. Gjë që m’u bë krejt e qartë, madje m’u kërkua në formë të prerë nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, zoti Gjergj Lezhja, ndihma dhe mbështetja e vazhdueshme e të cilit për ngritjen e agjencisë është e paçmueshme dhe unë ktu, gjej rastin ta falënderoj thellsisht.


Pse pikërisht emri juaj në krye të kësaj agjencie?

Emri im ishte një nga emrat e propozuar nga Kryeministri Bordit Mbikëqyrës në mbledhjen e tij të parë. Në bazë të statutit të agjencisë, Bordi Mbikëqyrës, pas zgjedhjes së kryetarit të vet, zgjedh edhe drejtorin ekzekutiv. Unë i shpreha mirënjohjen bordit për zgjedhjen time dhe me këtë rast dëshiroj të them publikisht se në besimin e Kryeministrit ndaj meje do të vë gjithë integritetin tim moral, gjithë kapacitetin tim profesional e njerëzor.


Më thoni cili ka qenë aktiviteti juaj i mëparshëm, para se të merrnit drejtimin e agjencisë së re qeveritare?

Faleminderit. Do të mundohem t’ju përgjigjem shkurt. Pas diplomimit në Fakultetin e Filologjisë, kam filluar punë në Radio Televizionin Shqiptar, media e vetme elektronike e asaj kohe në vend, si redaktor e bashkë-prezantues i Programit të Mësimit të gjuhës Angleze në TV, në fund të viteve ’80-të. Në janar të vitit 1993, nisa punën si gazetar në Seksionin Shqiptar të BBC-së në Londër, pas fitimit të konkursit maraton të organizuar nga ky gjigant mediatik për rifillimin (pas 26 vjetësh) të transmetimit të programit në gjuhën shqipe. Rreth shtatë vjet më vonë, në vitin 2000, pata dy oferta të reja pune, në radion “Zëri i Amerikës” në Uashington dhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Për disa arsye unë zgjodha këtë të dytën, ku punova deri në fund si shef i Sektorit të Përkthimeve Juridike Pranë Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Ndërkombëtar. Vitet e punës në Prishtinë janë më të paharrueshmet e jetës sime, ndërsa Kosova është dobësia ime që e kam të pamundur ta fsheh. Kam drejtuar e mbikëqyrur afro 50 përkthyes ndërkombëtarë e vendor, që vinin nga 4-5 shtete të ndryshme dhe që mbulonin përkthimet në gjuhët angleze, shqipe e serbe dhe më rrallë, edhe në gjuhë të tjera. Së fundi, jam këtu. Gjatë këtyre viteve kam përkthyer disa libra, kam redaktuar disa të tjerë, e kam shkruar artikuj të ndryshëm në shtypin shqiptar.


Duke iu rikthyer sërish detyrës së re, cilët janë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë?

Në bazë të ligjit dhe vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, Bordi Mbikëqyrës i AMSHC-së përbëhet nga nëntë antarë, katër prej të cilëve janë përfaqësues të administratës qendrore dhe pesë të propozuar ose përfaqësues të organizatave të shoqrisë civile. Po ndalem tek këta të fundit, të përzgjedhur, si jam vënë në dijeni, nga një numër propozimesh të ardhura nga gjithë Shqipria dhe dua të theksoj se janë ndër emrat më të njohur të shoqrisë civile, duke filluar me zonjën Mira Meksi, e cila u zgjodh kryetare e bordit, një nga femrat më intelektuale të Shqipërisë, publiciste, shkrimtare e përkthyese, që nuk ka nevojë për shumë koment. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për anëtarët e tjerë: Lutfi Dervishi, Henri Çili, avokat Altin Goxhaj dhe Delina Nano.


Kush e financon agjencinë dhe a synon vetë ajo që të krijojë të ardhura?

Në bazë të nenit 16 të ligjit, burimet e financimit të AMSHC-së janë nga buxheti i shtetit; të ardhurat që krijon ajo vetë; dhurimet e ligjshme (nga brenda dhe jashtë vendit); Si dhe të ardhura të tjera, të përcaktuara me ligj. Në këtë Nen është sanksionuar gjithashtu se buxheti i AMSHC-së parashikohet si zë më vete në buxhetin vjetor të shtetit dhe nuk mund të jetë më i vogël se në vitin pararends. Agjencia siguron e pranon të ardhura e dhurime në vlerë, mallra ose shërbime dhe zbaton rregullat e marrëveshjes së nënshkruar me dhuruesin, në prputhje me misionin e saj dhe ligjet në fuqi. Gjithashtu agjencia realizon të ardhura sipas ligjit, nëprmjet administrimit të pasurive të saj dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera të ligjshme. Po në këtë ligj është sanksionuar se veprimtaria financiare e AMSHC-së auditohet sipas legjislacionit në fuqi.


Dhe kur do të fillojë nga puna agjencia që ju drejtoni?

Jemi të vendosur të mos humbim asnjë minut kohë. Shumë shpejt do të dalin një numër aktesh nënligjore, si dhe tashmë është prcaktuar struktura e përkohshme e saj, ku parashikohet të ketë një Sektor të Administrimit të Programeve të Granteve, qoftë ato strategjike dhe të zhvillimit rajonal, qoftë të zhvillimit të shoqrisë civile, të filantropisë dhe të komunitetit. Një sektor tjetër parashikohet të jetë ai i zhvillimit të projekteve dhe bashkpunimit ndërkombëtar, si dhe sektori i financës dhe kontrollit të brendshëm. Jemi të ndërgjegjshëm se me vështirësi përballemi, por jemi po aq të vendosur për të realizuar ngritjen dhe funksionimin e suksesshëm të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kryefjala jonë do të jetë transparenca.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së