Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takime rajonale (Korrik 2010)

Me mbështetjen e Projektit "Fuqizimi i Shoqërisë Civile dhe Strukturave Demokratike në Shqipëri", gjatë muajit Korrik 2010, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) organizoi 5 takime rajonale në qytetet Vlorë, Shkodër, Durrës, Pogradec dhe Tiranë. Në Tiranë takimi u organizua me përfaqësues të organizatave të grave.

Në këto takime, veç përfaqësuesve të organizatave jo fitimprurëse, morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor. Numri i organizatave të shoqërisë civile arriti gjithsej në 132, ndërsa përfaqësues të organeve të pushtetit lokal ishin 16 persona. Nga të gjithë pjesëmarrësit, 94 ishin gra.

Agjencia, në këto takime pune u përfaqesua nga Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së Z. Rudi Bobrati dhe pjesëtarë të stafit.

Gjithashtu, në muajin shtator 2010, në bashkëpunim me OSBE-në, Z. Rudi Bobrati do të zhvillojë takime edhe në rrethet e Korçës dhe Kukësit.


Qëllimi i takimeve
  1. Prezantimi i Agjencisë, ndërtimi i kontakteve dhe fillimi i dialogut midis AMSHC-së dhe aktorëve të Shoqërisë Civile.
    Takimet rajonale mundësuan vendosjen e kontakteve direkte të AMSHC-së me shoqërinë civile. Në këto takime, ndër të tjera, u diskutua rreth çështjeve më të ndjeshme me të cilat përballet aktualisht shoqëria civile.
  2. Promovimi i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile nëpërmjet prezantimit të Dokumenteve kryesore të Agjencisë (Procedura e Dhënies së Granteve, Formulari i Aplikimit, Kriteret e Vlerësimit, Kontrata Tip, etj.).


Gjatë takimeve u prezantuan:
  • Dokumentet në të cilat mbështetet AMSHC-ja në punën e saj lidhur me shpërndarjen/dhënien e fondeve/granteve për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile;
  • Struktura e Agjencisë dhe Bordit Mbikëqyrës;
  • Instrumentet e transparencës që përdor AMSHC-ja në veprimtarinë e saj dhe prioritetet strategjike të Agjencisë që përkojnë me përparësitë e programit qeverisës dhe prioritetet e zhvillimit të vendit.






Vlorë
















Tiranë













Shkodër













Pogradec















Durrës







Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së