Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim me Drejtorin e projektit të USAID (PLGP), Z. Peter Clavelle

Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati, së bashku me Përgjegjësin e Sektorit të Administrimit të Programeve të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, Isak Bilalli, u takuan më datë 30.05.2012 me Drejtorin e Programit të ri 5-vjeçar të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP).

Drejtori i Projektit të USAID (PLGP), Z. Peter Clavelle paraqiti një vështrim të përgjithshëm të punës që USAID ka bërë që nga viti 1992, duke theksuar ndër të tjera ndihmën financiare në mjaft fusha që rezulton të jetë më shumë se $ 500 milionë dollarë në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të demokracisë në Shqipëri.

Fokus i veçante i Z. Clavelle ishin katër komponentët e programit, të cilat do të trajtohen gjatë 5 viteve në vijim siç janë: mbështetja për qeverinë shqiptare për zbatimin e politikave efektive dhe të decentralizimit; përmirësimi i qeverisjes vendore; përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve vendore, dhe asistenca për nivelin qendror dhe vendor për planifikimin dhe administrimin urban. Sfidë por dhe çelës i arritjes së objektivave të parapara gjithsesi ngelet angazhimi dhe pjesmarrja e shoqërisë civile në këto procese shumë të rëndësishme, për të cilat domosdoshmërisht do të rezultojë në ngritje të cilësisë së shërbimeve që si pushteti vendor dhe ai qendror janë të thirrur të ofrojnë për qytetarët; ky ishte emëruesi i përbashkët i vrojtimeve të përgjithshme nga të dy titullarët e këtij takimi.

Z. Bobrati vuri në dukje rolin e shoqërisë civile dhe e njohu Z. Clavelle me historikun e krijimit të AMSHC-së si dhe shprehu nevojën për të përfituar nga praktika konkrete e USIAD-it në manaxhimin e çështjeve që ndërlidhen me forcimin e rolit të shoqërisë civile. Gjithashtu, Z. Bobrati theksoi admirimin e tij për të gjitha programet e USAID përfshirë dhe PLGP, të cilat emërues të përbashkët kanë patur dhe vazhdojnë të kenë promovimin e shoqërisë civile, si dhe parashtroi sfidat aktuale të shoqërisë civile, të cilat shpresohet që të zbuten edhe falë bashkëpunimit konkret që këto dy agjenci pritet të kenë në një të ardhme të afërt. Ekspertja e Angazhimit Civil, prane projektit PLGP, Laureta Memo, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit që pritet të konkretizohet me iniciativa dhe projekte konkrete të përbashkëta.




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së