Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Përurohet në qytetin e Peshkopisë Qëndra Ditore për Moshën e Tretë

Më datën 02 Qershor 2012 u përurua në qytetin e Peshkopisë, Qëndra Ditore për Moshën e Tretë, një projekt i Fondacionit për Zhvillim, Humanizëm dhe Demokraci, i financuar me grant nga AMSHC.

Ky projekt, i realizuar edhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit, konkretizon për herë të parë, jo vetëm në Peshkopi, por në të gjithë zonën veri lindore të vendit, ngritjen e një Qëndre Ditore për Moshën e Tretë, me të gjitha kushtet e nevojshme për kalimin e kohës në mënyrë të kulturuar, argëtuese, informuese e çlodhëse.

Të ftuar nga organizatorët, të pranishëm në përurimin e Qëndrës ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Bobrati dhe specialisti pranë Sektorit të Administrimit të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, Kastriot Tota.

Pas fjalës së rastit të Kryetarit të Bashkisë së qytetit, z. Ilir Krosi, përshëndeti edhe z. Bobrati, i cili pasi u ndal në vlerat e projektit, theksoi se Peshkopia e meritonte një qëndër të tillë, dhe bëri thirrje për paraqitjen e projekteve të tjerë nga kjo zonë në Thirrjet e ardhshme të AMSHC-së, me qëllim financimin e tyre, pasi, siç vuri në dukje ai, zhvillimi i gjithanshëm në përgjithësi i zonës veri lindore të vendit dhe i rritjes e konsolidimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile në veçanti, zinin një vend kryesor në programin e zhvillimit të Qeverisë Berisha.

Përfaqësuesit e pensionistëve të qytetit të Peshkopisë, shprehën mirënjohjen e tyre për ngritjen e kësaj Qëndre, e cila, theksuan ata, plotëson më së miri nevojat e tyre.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së