Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim me synim krijimin e bashkëpunimit reciprok

Më 04 Qershor 2012, Zëvendës Drejtori i Zyrës Austriake të Koordinimit për Bashkëpunimin Teknik, z. Florenc Qosja, në takimin që pati me Drejtorin Ekzekutiv të AMSHC-së, Rudi Bobrati, dhe me Përgjegjësin e Sektorit të Administrimit të Programeve të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, Isak Bilalli, i njohu këta të fundit lidhur me misionin e Zyrës për Bashkëpunim Teknik në Tiranë dhe me projektet aktuale.

Z. Qosja paraqiti një vështrim të përgjithshëm të aktiviteteve të Agjencisë Austriake për Bashkëpunim Teknik si dhe u ndal më hollësisht në komponentin e mbështetjes së Shoqërisë Civile, duke theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të të dyja organizatave.

Z. Bobrati, u përqëndrua në ekspozenë e tij, në punën e AMSHC-së dhe vuri në dukje rezultatet e arritura, duke mos lënë mënjanë edhe nevojën për bashkëpunim që Agjencia synon ta ndertojë me këtë agjenci simotër. Diskutimi u përqëndrua në gjetjen e modaliteteve të bashkëpunimit afatgjatë por edhe të iniciativave me efekt të shpejtë, sidomos për periudhën deri në përfundim të këtij viti.

Vlen të theksohet që gatishmëria për bashkëpunim reciprok ishte në themel të këtij takimi, pas të cilit pritet të realizohen edhe vizita dhe shkëmbime iniciativash në nivel sektorial për t’u kurorëzuar pse jo, edhe me projekt konkret.




Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së