Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Panairi i ideve krijuese për një qeverisje dhe llogaridhënie më të mirë në Shqipëri

Tiranë 21 Qershor 2012

E ftuar nga Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dhe Këshilli Britanik në Shqipëri në panairin e ideve krijuese në Shqipëri të organizuar më 21 Qershor 2012, Agjencia për mbështetjen e Shoqërisë Civile u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv Rudi Bobrati. Organizatorët e këtij panairi, Znj. Ksenia Lvovsky drejtuese e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Z. Nicholas Cannon, sqaruan pjesmarrësit incentivat e këtij program konkurrues për grante. Ata paraqitën projektet që krahas një sërë grupesh dhe individësh, përfshijnë edhe grupe të shoqërisë civile dhe institucione akademike, ku fokusi kryesor i këtij projekti mbetet qeverisja dhe llogaridhënia e mirë.

Në emër të Agjencisë per Mbështetjen e Shoqërisë Civile, drejtori ekzekutiv, në ekspozenë e tij për rolin e shoqërisë civile në Shqipëri u ndal në historikun dhe përvojën që Agjencia ka krijuar në tri thirrjet e shpallura deri më tash. Gjatë periudhës 2010 e tutje pra fillimi i funksionimit të saj deri më dhjetor 2011, kjo agjenci në kuadër të konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara me ligj, pra vetëm në një hark kohor prej 1 viti e gjysmë, ka financuar plot 152 projekte të vlerësuara dhe të përzgjedhura në bazë të përputhshmërisë së tyre me prioritet dhe qëllimet e programit për të cilin janë propozuar, aftësitë e kandidatit dhe efektshmërinë e veprimtarisë për sa u përket rezultateve e kostove.

Prioritet kryesor për Agjencinë tonë ka qenë shpërndarje sa më efiçiente e projekteve në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe transparenca në vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve, u shpreh zoti Bobrati, duke shtuar se në tri thirrjet janë paraqitur gjithsej 430 projekte, dhe vlera totale e 152 projekteve fituese është mbi 1 milion e 970 mijë Euro.

Agjencia për Mbështjen e Shoqërisë Civile është në rritje, fuqizim dhe pjekuri të vazhdueshme, për të kryer misionin e saj fisnik, mbështjen ndaj sektorit të tretë të Shqipërisë përfundoi drejtori Bobrati.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së