Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim pune me përfaqësues të misionit të OSBE-së në Tiranë

05 Korrik 2012

Në vazhdën e kordinimit të aktiviteteve të Agjencisë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët ndërkombëtarë në Shqipëri, sot Drejtori Ekzekutiv Rudi Bobrati dhe përgjegjësi i sektorit të Administrimit të Programeve të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, Isak Bilalli u takuan në një takim pune me përfaqësues të misionit të OSBE-së në Tiranë respektivisht me përgjegjësit e Departamentit të Demokratizimit.

Shefi i Departamenit të Demokratizimit të OSBE-së Z. Patrick Hoffmann, i shoqëruar nga zyrtaret e larta të këtij Departamenti, Irene Scinto dhe Elvana Lulo, u njohën nga afër me punën specifike të Agjencisë por edhe me sfidat që po përballet ky institucion.

Në veçanti u diskutuan mundësitë e ndërveprimit reciprok në asistencën që i duhet ofruar sektorit të Organizatave të Shoqërisë Civile OShC, në ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht atyre që fushëveprimtarinë e tyre e kanë në zona rurale. Me theks të veçantë u trajtuan problematikat që OShC-të bartin në vetevete sa i përket ngritjes së kapaciteteve në këto zona dhe u diskutua konkretisht se ku mund të konsistojë asistenca qoftë e OSBE-së apo e AMSHC-së në zhvillimin profesional të këtyre organizatave.

Z. Bobrati nxorri në pah se një nga fushat që kërkon më shumë vëmendje është mospërgjigja e mjaftueshme e OJF-ve në tri thirrjet e deritanishme të AMSHC-së nga rrethet/qarqet rurale të Shqipërisë, gjë për të cilën është e nevojshme të ndërmerren hapa konkret në përmirësimin e kesaj gjendjeje. Në këtë kontekst, përvoja e OSBE-së do të ishte e mirëpritur.

Ishte një përfundim i përbashkët se është më se e nevojshme një vlerësim më i thuket i situatës në këto zona, për të gjykuar drejt se cila do të ishte mënyra më fizibël që së shpejti këto OJF të zonave apo komunave më të vogla të konkurrojnë cilësisht krahas atyre nga qytet e mëdha.

Z. Hofmann u zotua të trajtojë zhvillimin e kapaciteteve të OShC-ve rurale me shumë kujdes nga departmenti i tij dhe gjithashtu gjithçka do të jetë në koordinim me zyrën e AMSHC-së për të mundësuar krjimin e kushteve të përshtatshme në ndihmën që duhet ofruar nga ana e të dyja institucioneve sektorit të tretë.

Përfundim tjetër i takimit ishte që pa ndërveprimin dhe angazhimin e pushtetit vendor në asistencën që duhet dhënë për këtë ndërmarrje të madhe, rezultati do të ishte i vakët. Gjithsesi dhe roli më aktiv i pushtetit vendor në ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile do të ishte domethënës dhe dobiprurës dhe do të ndihmonte në çfarë do lloj iniciative që do të vinte nga shoqëria civile.


Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së