Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim pune me përfaqësuesen e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Tiranë, 16 Korrik 2012

Në vazhdën e takimeve që Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) po realizon me partnerët ndërkombëtarë, sot Drejtori Ekzekutiv, Rudi Bobrati u takua me përfaqësuesen e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, respektivisht drejtuesen e seksionit Politiko Ekonomik të Ambasadës, Znj. Jenifer Moore.

Drejtori Bobrati njoftoi Znj. Moore me arritjet dhe sfidat me të cilat po përballet Agjencia si dhe me projektet që ka, lidhur me avancimin dhe fuqizimin e Agjencisë dhe të Shoqërisë Civile në përgjithësi. Z. Bobrati falënderoi përfaqësuesen amerikane për ndihmën dhe mbështetjen që programet e caktuara të qeverisë amerikane që implementohen nga USAID dhe kontraktorët, japin në drejtim të shoqërisë civile dhe përshëndeti gatishmërinë që po tregojnë këto programe në fuqizimin dhe mbështetjen e sektorit të tretë.

Në ekspozenë e tij drejtori Bobrati theksoi se tashmë AMSHC po rifillon një fazë të re komunikimi dhe bashkëpunimi me OShC-të për të cilën Agjencia po kujdeset që tashmë këto veprimtari të ngjeshura dhe intensive t'u komunikohen të interesuarve por edhe publikut në përgjithësi, në mënyrë të përshtatshme.

Znj. Moore përshëndeti këtë iniciativë dhe e konsideroi si tejet esenciale dhe të domosdoshme komunikimin publik, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë e këtij departamenti të Ambasadës Amerikane për të ofruar mbështetje, qoftë në mënyrë direkte apo përmes programeve aktuale që janë në implementim e sipër nga qeveria Amerikane.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së