Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim pune me Ambasadorin e Republikës së Slovenisë në Tiranë, Z. Bojan Bertoncelj

Tiranë, 20 Korrik 2012

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), sot vazhdoi me takimin e radhës, realizuar me Ambasadorin e Republikës së Slovenisë në Tiranë, Z. Bojan Bertoncelj. Në këtë takim Drejtori Bobrati njoftoi ambasadorin me progresin dhe sfidat që po përballet ky institucion mbështetës i shoqërisë civile në Shqipëri.

Z. Bobrati, nënvizoi që tashmë ky institucion që ai drejton është aktualisht në fazën e monitorimit të projekteve fituese të thirrjes së tretë dhe po përgatitet për thirrjen e radhës. Tanimë krahas menaxhimit dhe monitorimit të projekteve që po zbatohen nga OJF-të, Agjencia është në përpjekje me bashkëpuntorët, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, për të krijuar më shumë ura ndërlidhëse me shoqërinë civile, qoftë me ato urbane, por në veçanti me ato në zonat më të thella rurale.

Për të realizuar këtë objektiv tashmë janë përmbyllur përgatitjet që në vjeshtë të fillohet me përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të OJF-ve me fokus tek ato në zonat rurale, me qëllim të përfshirjes sa më cilësore të tyre në aplikimet në thirrjet vijuese.

Gjithashtu temë e diskutimeve për të cilat Ambasadori Bertoncelj shprehu gatishmërinë për të asistuar, në varësi të specifikave që mund të kërkojnë rrethanat, ishin Vullnetarizmi dhe Filantropia. Ato u konsideruan dy fusha për të cilat është e domosdoshme të sigurohet një shtysë, që shoqëria civile shqiptare të eksplorojë më shumë rreth këtyre dy temave të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e shoqërisë civile në shoqëritë e hapura demokratike.

Drejtori Bobrati gjithashtu vlerësoi lart gatishmërinë e Ambasadorit Bertoncelj, për një takim të dytë gjatë shtatorit dhe zotimin e tij për të krijiuar kontakte direkte me institucionin homolog slloven për bashkëpunim dhe zhvillim, me qellim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës potenciale që mund të ofrojë në të ardhmen, në avancimin dhe përmirësimin e cilësisë së punës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së