Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Sektori i Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit i AMSHC-së elaboron mbi specifikat per Organizatat Jofitimprurese lidhur me reformën në Ligjin Nr. 8788 në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Fondacioni SOROS dhe Ministria e Drejtësisë

Tiranë, 01 Tetor 2012

Në datën 01 Tetor 2012, Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit Z. Aurel Laçi dhe Specialisti i Financës Z. Endrit Pollo morën pjesë në takimin e organizuar nga Fondacioni SOROS dhe Ministria e Drejtësisë në Hotel Rogner, për tryezën e rrumbullakët për prezantimin dhe diskutimin e reformës në Ligjin Nr. 8788 datë 07.05.2001 "Për Organizatat Jofitimprurëse", i ndryshuar". Grupi i Punës i ngritur nga Ministri i Drejtësisë, nën drejtimin e Zv. Ministres së Drejtësisë Znj. Brikena Kasmi, prezantoi draftin e projektligjit që sjell disa ndryshime në Ligjin "Për Organizatat Jofitimprurëse" i ndryshuar" për reflektimin e kërkesave të Rekomandimit 8 të FATF-së.

Në diskutimet e kësaj tryeze, përfaqësuesit e AMSHC-së sollën kontributet e krijuara nga eksperienca e deritanishme e Institucionit në mbështetje të OJF-ve. Megjithë sugjerimet, vërejtjet dhe kontestimet e ndryshme që u bënë nga përfaqësues të OJF-ve të ndryshme ndaj draftit projektligjit të prezantuar nga paneli, në fund u arrit që Ministria e Drejtësisë të përfshijë përmirësimet e nevojshme ligjore në reformën e ndërmarrë në fushën e organizatave jofitimprurëse. Në këtë kontekst, nga përfaqësuesit e AMSHC-së u dhanë sugjerime dhe rekomandime për përmirësime të neneve të caktuara të draftit të projektligjit, si edhe u ofrua ndihma konkrete në sqarimin dhe interpretimin para pjesmarrësve të disa aspekteve organizative dhe ligjore që prekin statusin e përgjegjësisë së OJF-ve gjatë veprimtarisë së tyre në lidhje me Autoritetet Tatimore, dhe institucione të tjera publike. Vlera e këtyre kontributeve për përmirësimet ligjore u vu në dukje edhe nga Zv. Ministrja e Drejtësisë Znj. Brikena Kasmi, e cila u kërkoi përfaqësuesve të AMSHC-së hartimin në formën e një pakete dhe dërgimin e tyre në rrugë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë për t'u integruar në tekstin final të draftit të projektligjit.

Ndërkohë që edhe përfaqësuesi i Fondacionit SOROS në këtë takim, vlerësoi masën e përmirësimeve cilësore që solli AMSHC në diskutimet e zhvilluara në kuadër të reformës ligjore për organizatat jofitimprurëse, duke nënvizuar nevojën e zgjerimit dhe mbajtjes së bashkëpunimit të qëndrueshëm midis palëve në iniciativa që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Shqipëri.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së