Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Takim me Z. Andrea Senatori, Drejtor i Përgjithshëm, Zyra e Ambasadës Italiane e Kooperacionit për Zhvillim

Tiranë, 26 Tetor 2012

Si pjesë e angazhimeve të parapara për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Komunikimit, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) Z. Rudi Bobrati, i shoqëruar nga Përgjëgjësi i Sektorit të Administrimit të Programeve të Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, Z. Isak Bilalli, u takuan sot me Z. Andrea Senatori, Drejtor i Përgjithshëm, Zyra e Ambasadës Italiane e Kooperacionit për Zhvillim.

Dr. Senatori dhe zyrtarët e lartë të këtij institucioni të pranishëm në takim u njohën nga afër me aktivitetet e Agjencisë me qëllim të informimit dhe të promovimit të punës së realizuar nga AMSHC deri më tash. Drejtori Bobrati, njoftoi homologun e tij që Agjencia aktualisht është në fazën e monitorimit të projekteve fituese të thirrjes së tretë dhe po përgatitet për thirrjen e radhës, për të cilën po punohet në përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të OJF-ve kryesisht në zonat rurale, me qëllim të përfshirjes sa më të gjerë të tyre në aplikimet në thirrjet vijuese.

Theks i veçantë në këtë diskutim, iu vu edhe trajtimit të temave me rëndësi për avancimin e Shoqërisë Civile, siç janë ideja e aplikimit të projekteve që ndërlidhen me filantropinë dhe vullnetarizmin.

Z. Senatori përshëndeti projekt idenë e paraqitur dhe u ndal më shumë në elaborimin e mundësive të përfitimit të fondeve, pasi Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile AMSHC si një institucion publik, plotëson kushtet për aplikim në programe të ndryshme. Gjithsesi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë Z. Giacomo Pides zyrtar i programit të Zyrës Kooperacionit për Zhvillim, nënvizoi rëndësinë e vendosjes së kontakteve me OShC-të Italiane në Shqipëri, të cilat tashmë përfitojnë fonde nga Kooperacione Italiana dhe organizata të tjera donatore ndërkombëtare, kontakte të cilat do t’ u përcillen menjëherë.

Si emërues i përbashkët i këtij takimi ishte interesimi i thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në fushat e avancimit social të OShC-ve, dhe bashkëpunimit rajonal ndërkufitar, si dhe fondet e tjera të Bashkimit Europian, për të cilat Zyra e Ambasadës Italiane e Kooperacionit për Zhvillim do të luajë rol aktiv në ndihmesën që i duhet dhënë Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile AMSHC.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së