Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Drejtori Ekzekutiv Rudi Bobrati shpërndan çertifikata trajnimi mbi monitorimin anti-korrupsion për gazetarët e mediave të shkruara dhe elektronike, një projekt i mbështetur nga AMSHC

Tiranë, 12 Dhjetor 2012

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Rudi Bobrati, mori pjesë në shpërndarjen e certifikatave pas një trajnimi mbi monitorimin anti-korrupsion për gazetarët e mediave të shkruara dhe elektronike.

Rreth 15 gazetarë të mediave të ndryshme ndoqën për dy ditë më radhë trajnimin me temë: “Teknikat e monitorimit të aksioneve dhe objektivave anti-korrupsion në administratën publike”, zhvilluar nga qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL), pjesë e një projekti të financuar nga AMSHC.

Trajnimi u zhvillua në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias. Ekspertë të njohur të çështjeve anti-korrupsion dhe atyre të medias në Tiranë ndanë me gazetarët përvojën dhe ekspertizën e tyre, duke trajtuar tema të tilla si Strategjia anti-korrupsion e qeverisë-këndvështrimi i medias; Strategjia anti-korrupsion e qeverisë-ku është lajmi; Transparenca e vendimeve të qeverisë dhe institucioneve publike-pse i duhen medias; Ligji për të drejtën e Informimit - si të marrim lajmin nga administrata publike, etj.

Drejtori Bobrati, ndërsa u dorëzoi vetë dëshmitë disa prej gazetarëve gjatë ceremonisë, tha se ky është një nga kontributet e AMSHC në fushën e luftës antikorrupsion. Ai vlerësoi trajnimin dhe cështjet që u trajtuan përgjatë dy ditëve. “Jam I emocionuar sot, që ndodhem mes gazetarësh edhe për faktin se deri para pak vitesh kam qënë si ju, gazetar në BBC, në Londër. Ndjehem i kënaqur dhe jam i bindur se kemi dhënë një ndihmë për ju gazetarët që t’i shërbeni edhe më mirë interesit publik, për të luftuar korrupsionin dhe rritur transparencën e institucioneve publike”, tha ndër të tjera, Bobrati.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së