Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

AMSHC mbajti trajnimin e parë mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Tiranë

Tiranë, 28 Janar 2013

Nën drejtimin e Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit të AMSHC-së, ashtu siç ishte paralajmëruar sot u mbajt trajnimi i parë i planifikuar për OJF-të e interesuara si pjesë e ciklit trajnim-udhëzues me procedurat për plotësimin e formularit të aplikimit dhe me një njohje të përgjithshme që OJF-të duhet të kenë parasysh gjatë aplikimit.

Kjo seancë bashkëbisedimi me OJF-të lidhur me mënyrën e plotësimit të formular aplikimit u konsiderua e dobishme, duke u nisur nga interesimi i madh i pjesëmarrësve, që në numër tejkaloi pritshmëritë e organizatorëve si dhe nga pjesmarrja e Organizatave të interesuara. Pjesëmarrja ishte heterogjene, ku përfshiheshin OJF që përfaqësonin grupe të ndryshme të interesit dhe vinin nga zona të ndryshme të Shqipërisë së Mesme.

Përfaqsuesit e OJF-ve të pranishme shtruan një mori çështjesh të natyrave të ndryshme, siç janë specifikat financiare, plotësimi i dokumentacionit ligjor apo lejueshmëria e aktiviteteve në projekt, për të cilat u dhanë shpjegime veçmas, në mënyrë që plotësimi të bëhet saktë dhe pa gabime teknike e përmbajtësore.

Ekipi i përzgjedhur Sektorit të Zhvillimit të Programeve, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Komunikimit të AMSHC-së, nën drejtimin e Specialistes për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komunikim, Zsh. Irisi Beleraj, njoftoi të pranishmit që konsultimi me OJF-të e interesuara është proces në vazhdimësi dhe se përveç seancës përmbyllëse të paralajmëruar për datën 11 shkurt 2013, OJF-të do të kenë mundësi të drejtohen përmes komunikimit elektronik, lidhur me paqartësitë e mundshme që mund të kenë deri në mbylljen e thirrjes për aplikim.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së