Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Telefon: 04 22 355 69

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta

Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

UDHËRRËFYESI
për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërisë civile



Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)




VEPRIMTARI

Mbahen trajnimet e radhës mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Fier dhe Shkodër

Në datat 29 dhe 31 Janar 2013 u mbajtën përkatësisht në qytetet Fier dhe Shkodër trajnimet e radhës të paralajmëruara për OJF-të e interesuara nga Shqipëria e Jugut dhe e Veriut si pjesë e ciklit trajnime-udhëzuese, me procedurat për plotësimin e formularit të aplikimit dhe me një njohje të përgjithshme që OJF-të duhet të kenë parasysh gjatë aplikimit. OJF-të aktive nga Shqipëria e Jugut dhe të Veriut, të pranishme në këto seanca, u mblodhën për të bashkëbiseduar me ekipin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile lidhur me specifikat dhe vështirësitë që janë duke hasur me plotësimin e aplikimit për thirrjen aktuale të AMSHC-së për projekte.

Përfaqsuesit e AMSHC-së në përbërje të së cilës ishin specialistë si nga fusha e financave, Zhvillimit të Projekteve si dhe ekspert nga fusha ligjore, i paraprinë bashkëbisedimit në këto trajnime, duke paraqitur një vështrim analitik të asaj se ku kanë hasur kryesisht OJF-të probleme në plotësimin e aplikacionit nga tri thirrjet e para, duke ofruar edhe zgjidhjet respektive. Në vazhdën e kësaj analize u paraqitën edhe udhëzimet dhe mënyrat për plotësimin sa më adekuat të formular aplikimit.

Përfaqsuesit e OJF-vë të pranishëm, shtruan një mori çështjesh të natyrave të ndryshme siç janë lejueshmëria e aktiviteteve specifike, përpilimi dhe strukturimi kompatibil i tabelës financiare me aktivitetet specifike apo qëndrushmëria dhe efektshmëria e projekteve, çështje të cilat u trajtuan një për një në këtë bashkëbisedim, për të cilat u dhanë shpjegime adekuate dhe u ofruan edhe zgjidhjet nga ekipi i AMSHC-së.

Përgjegjësja e trajnimit nga AMSHC Zsh. Irisi Beleraj në vijim të shpjegimeve që bëri, theksoi se qëllimi i këtij trajnimi në vetvete është mobilizimi sa më ekspeditiv i organizatave të shoqërisë civile nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, me fokus në ato të zonave rurale që të arrijnë të konkurrojnë me projekte cilësore, në mënyrë që sa më shumë të ngushtohet diferenca me OJF-të e zonave urbane që aktualisht janë më të fuqishme si në resurse edhe në kapacitete.

Gjithashtu në fund të trajnimeve u theksua që asistenca teknike do të jetë e vazhdueshme, ndaj OJF-të do të kenë mundësi të drejtohen përmes komunikimit elektronik lidhur me paqartësitë eventuale që mund të kenë deri në mbylljen e thirrjes për aplikim.



Fier, 29 Janar 2013



Shkodër, 31 Janar 2013



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së