Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
INFORMACION KONTAKTI

Adresa:
Rruga "Frosina Plaku" Nr. 58,
Kati II, Tiranë
Harta dixhitale në Google Maps

Website: www.amshc.gov.al
E-mail: info@amshc.gov.al

Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së

Përgjigje për Pyetjet
Tuaja Të Shpeshta


Regjistrohuni në
"Bazën e të Dhënave të OJF-ve
të regjistruara në AMSHC"
(Ç'dobi kemi nga kjo?)

Bibliotekë virtuale informative


Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI)
Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.





VEPRIMTARI

Përfundon cikli i trajnimeve mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të)

Tiranë, 11 Shkurt 2013

Ashtu siç ishte paralajmëruar me realizimin e seancës përmbledhëse të sotme në Tiranë me OJF-të, përfundoi cikli i trajnimeve të planifikuara për OJF-të e interesuara në njohjen me procedurat për plotësimin e formularit të aplikimit dhe me një njohje të përgjithshme që OJF-të duhet të kenë parasysh gjatë aplikimit.

Të pranishëm në seancën e bashkëbisedimit të sotëm kishte OJF të interesuara nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, të cilat u njohën nga afër me specifikat e procedurave për aplikim në thirrjen e katërt për projekt propozime.

E veçanta e ditës së sotme ishte se kjo ishte një sinergji e përgjithshme marrë nga çështjet e ngritura nga trajnimet paraprake të mbajtura fillimisht në Tiranë më datë 28 janar 2013, në Fier më datë 29 janar 2013 dhe në Shkodër më datë 31 janar 2013. Në seancën përmbledhëse të ditës së sotme u elaborua gjerësisht çdo detaj i formular aplikimit me qëllim që të gjitha OJF-të e pranishme të merrnin udhëzime sa më të sakta që aplikimet e tyre të mos dështonin si rrjedhojë e gabimeve teknike.

Interesimi i OJF-ve pjesëmarrëse ishte i kënaqshëm si për nga numri i tyre por gjithashtu edhe për nga pjesmarrja aktive në paraqitjen e vështirësive si teknike ashtu edhe përmbajtësore që këto OJF janë duke hasur në shkrimin e projekteve për thirrjen e katërt. Specialistja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e AMSHC-së , Zsh. Irisi Beleraj njëherësh drejtuese e trajnimit, njoftoi të pranishmit që konsultimi me OJF-të e interesuara vazhdon dhe të gjitha OJF-të do të kenë mundësi të drejtohen përmes postës elektronike, lidhur me udhëzimet shtesë që mund të kenë deri në ditën e mbylljes së thirrjes për aplikim.



Shërbim e-mail për stafin e AMSHC-së